Mbretëresha e popit është sërish në krye të listës.

Ajo ka marë titullin e këngëtares më të paguar për vitin 2013.

madonna
(Madonna)

Sipas revistës “Forbes” 55 vjeçarja ka fituar plot 125 milionë dollarë nga qershori I vitit 2012 deri në maj të 2013-ës, falë turit të saj të suksesshëm MDMA.

Ajo ka arritur të lërë mbrapa në renditje këngëtaren Lady Gaga, fitimet e të cilës shkojnë në 80 milionë dollarë, duke u renditur kështu në vend të dytë.

lady gaga
(Lady Gaga)

Më pas renditet këngëtari Bon Jovi me 79 milionë dollarë fitime falë turit të tij muzikor “Because We Can”.

Këngëtari i muzikës kauntri Toby Keith renditet i katërti me 65 milionë dollarë fitime në vit.

bon jovi
(Bon Jovi)

Në vend të pestë vjen grupi Coldplay me 64 milionë dollarë të ardhura nga muzika.

Ndërsa këngëtari i pëlqyer i adoleshentëve më të gjithë botën, Justin Bieber renditet i gjashti me 58 milionë dollarë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)