Ylli i popit Madonna është ndarë nga i dashuri i saj Brahim Zaibat duke i dhënë fund lidhjes së tyre tre vjeçare.

Kjo për shkak se angazhimet e shumta në punë i mbajnë ata larg nga njëri-tjetri.

madonna

Ndërkohë që 55 vjeçarja Maddona është e përqendruar në Nju Jork, i dashuri i saj 25 vjeçar është i angazhuar në Francë në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Një javë më parë ata u panë së bashku në  Manhattan Kabbalah Center ku dukeshin mjaft të zymtë.

Në muajt e fundit ata rrallë herë janë parë së bashku, ndërkohë që Brahim ka postuar shpesh foto në Twitter me partneren e tij të kërcimit Katrina Patchett.

brahim zaibat

Nga ana tjetër edhe Madonna është parë mjaft e afërt me ish partnerin e saj Sean Penn.

Sipas burimeve të afërta ata janë treguar mjaft të afërt gjatë takimit në Haiti, ku kanë projekte të përbashkëta.

Këtë e tregon fare mirë dhe mënyra si kanë pozuar para kamerave.

madonna
(Madonna me ish partnerin Sean Penn në muajin shtator në Haiti)

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)