Madonna në gjendje të mirë shëndetësore, menaxheri: Do të qëndrojë në spital derisa të shërohet plotësisht

 Madonna në gjendje të mirë shëndetësore, menaxheri: Do të qëndrojë në spital derisa të shërohet plotësisht

Pas njoftimit të turneut të shtyrë ditën e djeshme, për shkak problemeve shëndetësore të shkaktuara nga një infeksion i rëndë bakterial që e detyroi të qëndronte në terapi intensive për disa ditë,Madonna tashmë është më mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Menaxheri i saj, Guy Oseary, shpjegoi në Instagram seëngëtarja është ende nën trajtim mjekësor dhe pritet shërimi i plotë i saj.

Të shtunën e kaluar Madonna Louise Veronica Ciccone, u gjet pa ndjenja dhe u dërgua në një spital në Nju Jork dhe lajmi për gjendjen e saj shëndetësore u publikua dje.

Ylli i popit po kalonte prova të rënda në turneun e ardhshëm Celebration në Nassau Coliseum të Long Island, i cili sipas një zëdhënësi do të ishte shumë i rëndë dhe do të zgjaste 12 orë në ditë dhe, për rrjedhojë, kjo ka shkaktuar sëmundjen e saj.

Madonna tani është ende e shtruar në spital nën trajtim mjekësor dhe pritet shërimi i plotë i saj.

Turneu Celebration , i cili ishte planifikuar të niste në Vankuver më 15 korrik, është shtyrë për momentin, vendim të cilin Madonna nuk donte ta merrte.

Megjithatë gjendja e saj shëndetësore është ende e paqartë.

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion