Madonna ka ndërmend të bëhet njeriu që do të mbahet mend gjatë dhe ka vënë veshjet e saj në shitje në ankand, të cilat sëbashku arrijnë vlerën 109,000$.

Ankandi do të hapet në Beverly Hills me datë 7 dhe 8 nëntor si pjesë e grupit Ikonat dhe Idhujt: Rock’n Roll. Bëhet fjalë për disa nga veshjet e saj më me emër si fustani i inspiruar nga ai i Marilyn Monroe të veshur gjatë klipit Material Girl në vitin 1985.

Bashkë me stolitë e përdorura në këtë klip kompleti është vlerësuar me 20,000-40,000$.

madonna

Ndërsa garderoba e vitit 1996 në Evita me 800-6,000$.

Gjithashtu përfshihet edhe garderoba e vitit 2014 e përdorur në kopertinën e revistës V me Katy Perry.

Këngëtarja ka një karrierë globale të sukseshme dhe të pasur me çmime.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)