MADRID- Qindra mijëra protestues spanjollë zbritën në rrugët e Madridit mbrëmjen e djeshme  për të protestuar kundër varfërisë dhe gjendjes së vështirë ekonomike në vend.

Protesta paqësore degjeneroi në përleshje fizike mes policisë dhe protestuesve. Forcat e rendit u detyruan të përdornin dhe plumbat manovër për të shpërndarë turmën.

Protestuesit filluan të godasin me gurë policinë dhe sulmuan bankomatet nëpër rrugë. Raportohet për 101 të plagosur.  Përfaqësuesja e qeverisë Cristina Cifuentes tha se 19 protestues janë arrestuar dhe 50 policë janë plagosur, njëri prej tyre rëndë.

“I ashtuquajturi “Marshi i dinjitetit” solli qindra të arrestuar në kryeqytet” bëjnë të ditur dëshmitarë të Reuters.  Protestuesit nga e gjithë Spanja protestonin në mbështetje të 160 kauzave të ndryshme, përfshi punësimi, shëndetësia, edukimi dhe varfëria.
 Protestuesit kërkuan që qeveria konservatore të mos paguajë borxhet e saj ndërkombëtare por të merret me zgjidhjen e papunësisë e cila ka arritur në nivelin e 26%

Protestuesit mbanin në dorë pankarta ku shkruhej:  "Bukë, punë dhe strehim për të gjithë" "Korrupsioni dhe grabitja, marka tregtare e Spanjës"

protesta ne spanje
 Foto të tjera

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)