Spanja i kërkoi partënerëve të saj evropianë se BE-ja mund dhe duhet të bëjë një përëjekje më të madhe që të arrihet një marrëveshje armëpushimi afatgjatë mes palestinezëve dhe izraelitëve, njoftoi sot një burim pranë ministrisë së Punëve të Jashtme.
"Ministri i Punëve të Jashtme, José Manuel Garcia Margallo, që të enjten kishte dënuar masakrat në Gaza dhe kishte paralajmëruar kundrejt një konflikti që mund të përhapet në të gjithë rajonin deri në pikën që të shpërthejë në një luftë edhe më e gjerë, i shkruajti në një letër shefes evropiane të diplomacisë, Catherine Ashton, shqetësimet e tij", sipas të njëjtit burim
"Kam bindjen se BE-ja mund dhe duhet të bëjë më shumë përpjekje në emër të 28 vendeve anëtare për të ndihmuar në një zgjidhje të kësja çështjeje që duket kaq e vështirë", shkruan ministri, gjithnjë sipas të njëjtit burim.
Margallo sugjeron në letrën e tij që "shefja evropiane e diplomacisë të angazhojë veprime shumë të shpjeta me palët në konflikt, me vendet e prekura dhe me vendet që janë të afta të verojnë mbi palët në konflikt, që Bashkimi Evropian të kontribuojë aktivisht për t'i paraprirë një paqeje sa më të shpjetë dhe një marrëvehsje armëpushimi".
Ai rikujton gjithashtu në letrën e tij se Madridi kërkon një rezolutë të Këshillit të Sigurimit në OKB që mundëson që palët në konflikt të marrin një thirrje të detyrueshme nga komuniteti ndërkmbëtar për një armëpushim./ATSH/
/Shqiptarja.com