Madrilenët humbin “betejën” për
Mbapenë,PSG paguan 180 mln euro

Madrilenët humbin “betejën” për<br />Mbapenë,PSG paguan 180 mln euro
Skuadra mbretërore e Real Madridit hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e talentit 18-vjeçar, Mbape.

Pak ditë më parë u raportua për një rekord paraprak të Realit me Mbape, ndërsa tani duket se gjithçka ka ndryshuar.

Sipas “Marca” vetë skuadra e Paris Saint Germain, i ka prishur planet për akordin final nga kampionët e Evropës. Skuadra franceze ka ndërhyrë në negociata me Monacon dhe ka bindur fituesit e kampionatit francez, që shërbimet e kampionit Mbape të zhvendoset drejt kryeqytetit Francez për shumën 180 milionë euro.

Skuadra e PSG-së ka bindur përfaqësuesit e klubit të Monacos duke paguar menjëherë shumën prej 180 milionë eurosh, për blerjen e kartonit të Mbapes.

Real Madridi nuk arriti t’i paguajë këtë shumë, por në bisedat mes përfaqësuesve të klubeve theksohet se Reali ishte dakord të paguante 160 milionë euro menjëherë, ndërsa pjesa tjetër e mbetur prej 20 milionë, do paguhej në varësi të klauzolave dhe akteve të marrëveshjes.

Redaksia Online
N.N Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë