Madrilenët lajnë llogaritë në finalen
e Milanos, spektakël në Champions

Madrilenët lajnë llogaritë në finalen<br />e Milanos, spektakël në Champions
Milano pret sot një finale madrilene. Real Madrid dhe Atletico Madrid përballen më 20.45 në “San Siro” për trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë. Dy skuadra të kundërta, dy trajnerë të ndryshëm për nga eksperienca dhe filozofia e lojës, një objektiv i vetëm, ngitja e “Kupës me veshët e mëdhenj”, që do t’i dhuronte tifozëve të secilit ekip gëzimin më të madh: fitorja e Champions League duke mundur rivalët e përjetshëm.

Një gëzim i pafund. Për formacionin e Simeones ajo nesërmja do të jetë një revansh për finalen fatkeqe të dy viteve më parë. Atletico plot entuziazëm dhe me një grintë të pashoqe do përballet me rivalët plot me yje. Gjithsesi “Cholo” dhe djemtë e tij nuk tremben nga yjet e Zidane, sepse i kanë mundur këtë sezon. Për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit Simeone i ka në dispozicion gjithë lojtarët e tij.

Po kështu edhe Real nuk ka probleme dëmtimesh. Edhe Cristiano Ronaldo që ishte në dyshim do të luajë. “Cristiano është 100% gati, por edhe sikur të ketë diçka të vogël sërish do luajë” ka deklaruar dje trajneri Zidane. Reali synon trofeun e 11-të në historinë e klubit madrilène, por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Veç forcës së kundërshtarit madrilenët duhet të përballen edhe me tabutë.

Stadiumi i Milanos është një nga të paktët ku Reali nuk ka shijuar asnjëherë fitoren. Të shtunën do të jetë hera e 15-të që Real Madrid do të vizitojë Milanon për të zhvilluar një ndeshje europiane: në asnjë nga 14 takimet e mëparshme nuk kanë arritur të marrë fitoren. Për sa i takon Champions-it rezultati i përgjithshëm është 8 humbje dhe 3 barazime në 11 ndeshje të luajtura në “San Siro”. Gjithsesi tabutë janë për t’u thyer dhe sfida e sotme është nga ato që thjesht shijohen deri në fund.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!