Madrilenët e pësojnë, Napoli
ngec, Liverpul fiton pastër 3:0

Madrilenët e pësojnë, Napoli<br />ngec, Liverpul fiton pastër 3:0<br>
Champions League ka luajtur 8 ndeshjet e mbrëmjes së sotme, ndërsa  nuk kanë munguar edhe rezultatet surprizë, gola dhe spektakël në kompeticionin më të lartë të futbollit evropian në nivel klubesh.

Madreilenët janë mundur nga Totenhem me rezultatin 3-1, ndërsa në grupin H  nuk është më Reali që kryeson pas humbjes së sotme ndaj anglezëve.

Napoli nuk ka mundur të dalë fitues në përballjen me Manchester City-t, ndërsa rezultati i ndeshjes është mbyllur me shifrat 2-4 në favor të anglezëve.

Ukrainasit e Shakhtarit kanë  fituar ndaj Feynord  dhe tashëm kanë konsoliduar vendin e dytë në grupin ku bën pjesë.

Një hap fals edhe për gjermanët e Dortmund  pasi janë ndalur në barazim  me rezultatin  1-1 nga APOEL. Me rezultatin e sotëm skuadra gjermane  pothuajse është jashtë këtij kompeticioni.

Skuadra e Liverpul ka mundur  Mariborin me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa portugezët e Portës kanë shkatërruar gjermanët e Lipzig me shifrat 3-1.

Në Turqi Beshiktash nuk ka mundur të fitojë  ndaj francezëve të Monacos, ndeshje kjo e luajtur në orën 18:00, ka përfunduar në paqe me rezultatin 1-1

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'