Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së bashkëpunuari me SHBA-të. 

Gjatë një interviste për NBC News, Trump tha se nuk beson që kjo të ndodhë dhe nga ana tjetër nuk hezitoi t'i thurte lavde ushtrisë amerikane për kapjen e Nicolas Maduros. 

“Shtetet e Bashkuara e dëshmuan sërish që ne kemi ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse, më të sofistikuar, më frikëndjellëse në planetin Tokë. Askush nuk mundet të na mundë. Askush nuk mund t’ia dilte asaj që bëmë ne. Askush tjetër nuk I ka armët tona” tha ai.

Ku ndodhet Maduro?

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë të tyre në qeli në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn. Kur dolën para gjykatës të hënën, u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjatë seancës, Maduro u shpreh se e konsideron veten “të burgosur lufte”.  

Çështja Maduro dhe përplasjet politike të brendshme

Ndërkaq, sikur të mos mjaftonin akuzat zyrtare, një akuzë tjetër po përgatitet në Florida kundër tij. Guvernatori Ron DeSantis tha sot në një konferencë se “Florida po shqyrton mundësinë e ngritjes së një akuze kundër Maduro” bazuar në pretendimin se Maduro ka qenë ‘shumë i përfshirë’ në trafikun e drogës drejt Floridës.  

Senatorët amerikanë do të mblidhen të mërkurën në një sallë të mbyllur për të marrë të gjithë informacionin mbi operacionin që çoi në kapjen e Maduros. Do të jenë pikërisht Rubio, Hegseth, Attorney General Pam Bondi, CIA Director John Ratcliffe and Gen. Dan Caine, chairman of the Joint Chiefs of Staff, që do të ndajnë informacionin e detajuar me senatorët. Takimi do të mbahet në një vend të mbyllur pa praninë e kamerave apo telefonëve. Demokratët në veçanti kanë kërkuar me ngulm që të njihen menjëherë me të dhënat e operacionit.

Çfarë po ndodh në Karakas?

Ndërkohë në Karakas situata raportohet e tensionuar, veçanërisht si pasojë e konfuzionit mes forcave të ndryshme qeveritare. Gjatë mbrëmjes së të hënës ndërtesat qeveritare u evakuuan pas disa të shtënave me armë pranë pallatit presidencial. E ndërsa Delcy Rodriguez është betuar si presidente në detyrë, kryetarja e opozitës venezuelase, Maria Corina Machado, njoftoi planet për rikthimin e menjëhershëm të saj në atdhe.

"3 Janari do të mbahet mend në histori si dita kur drejtësia mundi tiranën. Është diçka e madhe jo vetëm për Venezuelën dhe të ardhmen e saj por edhe për njerëzimin, lirinë dhe dinjitetin njerëzor” tha ajo.  

Planet për Venezuelën

Gjatë intervistës për NBC, Trump tha se para zgjedhjeve të rradhës në Venezuelë, amerikanët duhet ta rimëkëmbin shëndetin e këtij vendi. “Në fillim na duhet ta rregullojmë vendin. Smund të ketë zgjedhje për momentin” tha ai.

Sipas Trump, do të jenë një grup zyrtarësh amerikanë që do të përfshihen direkt në mbikqyrjen e punëve të Venezuelës. Ndonëse  nuk e bëri të qartë mënyrën se si SHBA do ta administrojë Venezuelën, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka lënë të kuptohet që administrimi do të fillojë nga ekonomia dhe eksporti i naftës. E megjithatë, kur u pyet se kush do të jetë në krye të detyrës, Trump u përgjigj : Unë! 

Sipas NBC, administrata Trump po vlerëson mbështetjen financiare  që duhet tu japë kompanive të naftës  për rindërtimin e infrastrukturën energjetike të vendit pas rënies së Nicolas Maduros.