Misse Beqiri, motra e Flamur Beqirit që u ekzekutua në Londër në hyrje të shtëpisë me armë zjarri në prag të Krishtlindjes është shfaqur në publik. I dashuri i saj Jake Hall ka publikuar në Instagram foto, ku shfaqet me Misse Beqirin dhe vajzën e tyre 2 vjeç buzë detit.
“Mbani kokën lart dhe vazhdoni të buzëqeshni” është mesazhi që ai ka publikuar, ndërsa Misse Beqiri shfaqet me një buzëqeshje të sforcuar. Humbja e vëllait ka tronditur modelen, ndërsa ende nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen.
Pista kryesore ku po hetojnë autoritetet britanike është një larje e mundshme hesapesh mes bandave të drogës, ku Beqiri dyshohet se ishte i përfshirë, që në Suedi, pasi 4 vite më parë ishte kërcënuar dhe kjo e kishte detyruar që të largohej në drejtim të Londrës për të jetuar. 36-vjeçari u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi.

Çifti bënte një jetë të shtrenjtë. Flamur Beqiri ishte producent.
Misse Beqiri me te dashurin dhe vajzen
Komente

