Vrasja e biznesmenit shqiptar në Londër në sy të bashkëshortes dhe fëmijës, arrestohen 3 persona në Suedi
Flamur Beqiri dhe bashkëshortja e tij
Tre persona në Suedi janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së Flamur Beqirit, vëllai i modeles Misse Beqiri. 36-vjeçari kosovar u ekzekutua me 10 plumba në sy të bashkëshortes dhe fëmijës përpara shtëpisë së tij në Londër më 24 dhjetor të 2019.
Autoritetet suedeze arrestuan 3 persona, 33,31 dhe 22 vjeç të cilët do të përballen me drejtësinë. Gjithashtu një tjetër 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi është arrestuar më parë si autori kryesor i vrasjes. Ai u ekstradua në nga Danimarka në Londër në qershor të këtij viti.
Urdhërues i vrasjes mendohet se është kreu i një bande të njohur droge, Amir Faten Mekky, që u arrestua në Dubai në qershor
Flamuri i njohur si Alex Beqiri me origjinë nga Ferizaj ka një të shkuar kriminale, pasi kishte lidhje të ngushta me figura të njohura të grupit të Malmos, si Naief Adaëi, të cilët ishin përfshirë në një kontrabandë masive të kanabisit 12 vite më parë.
Sipas burimeve, ai bashkëpunonte me një bos të bandës, i cili kishte grupin rival, të njohur si “Los Suecos”, që do të thotë "suedezët".
Sipas “Mirror”, ata dyshohen se kanë porositur, grabitje, rrëmbime, në qytete, restorante në plazh dhe kanë patur edhe përplasje me armë në depot e bombave të rivalëve.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.8%
-
Pak
82%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Krijoi një rrjet të shpërndarjes së drogës, shqiptarit i sekuestrohet pasuria me vlerë mbi 300 mijë euro! Zbulohet sesi funksiononte banda e 'Shefit të madh'
26 Mars, 13:13
-
Ishte shpallur në kërkim nga policia/ Arrestohet 41-vjeçari, rezulton me 5 vite i dënuar për prodhim dhe shitje droge
26 Mars, 12:36
-
Itali/ Trafikonte drogë ‘El Chapo’, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Romë! Kishte shkuar ‘mysafir’ tek një mik, shoku tjetër deportohet
25 Mars, 15:32
-
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Importohej nga Holanda dhe shpërndahej në qytetet e Italisë
20 Mars, 11:37
-
Dy vëllezërit kthehen nga Anglia dhe ‘ngrenë’ shtëpi bari në Laknas, në pranga bashkë me punonjësin e OSHEE! VIDEO e banesës së mbushur plot me kanabis
19 Mars, 08:22
-
Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli
18 Mars, 14:54
-
Ktheu banesën në 'bazë' droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
15 Mars, 10:49
-
Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Durrësit, 2 të rinj në pranga
14 Mars, 12:17
-
Tiranë/ I dënuar me 7 vite për drogë dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)
14 Mars, 10:17
-
Lara Colturi e 12-ta në garën e Sllallomit të Suedisë
9 Mars, 15:44
-
Rezultat mbreslënës në Suedi, Colturi e 3 në 'Giant Slalom'! 18-vjeçarja: Peng rritja e temperaturave, mund të arrija më shumë (VIDEO)
8 Mars, 14:09
-
Itali/ Trafikonte kokainë me makinë të marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! Klientëve u shkonte droga në banesë, u shtir sikur s’dinte italisht
5 Mars, 18:57