Mafiozi italian Giuseppe Casamonica, drejtues i njërit prej klaneve  në Romë, ka dhënë një intervistë për “L’espresso”.

I pyetur për zonat e influencës mes bandave, Casamonica ka folur edhe për shqiptarët.

 “Po mbuloni këtë zonë? E di që keni pasur probleme me shqiptarët?” e ka pyetur gazetari mafiozin italian.

Ai ka thënë se shqiptarëve iu janë kthyer kockat në këtë zonë: “Kur thoni Casamonica në Romë i keni thënë të gjitha. Shqiptarëve u kemi thyer kockat dhe i kemi larguar prej këtej”.

Klani Casamonica është një nga klanet mafioze në Itali. Të shtrirë në disa zona në periferi të Romës, anëtarët e kësaj bande akuzohen për vrasje, shitje droge, prostitucion, etj.