Mafiozi italian i kapur në Durrës që ju sekuestrua pasuria, i pandehur në gjykatë për një sasi hashashi

Mafiozi italian i kapur në Durrës që ju sekuestrua pasuria, i pandehur në gjykatë për një sasi hashashi

1581593448_GjykataeDurresit.png
Zbardhen detaje te reja lidhur me sekuestrimin e pasurisë së mafiozit Italian nga Bari, Giovanni Di Casimo.

Njeriu që është proceduar nga drejtësia italiane për trafik droge, rrëmbim persona dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, rezulton të jetë aktualisht i pandehur në prokurorinë e Durrësit.

Barezi Di Casimo, akuzohet për “Mbajtje dhe tregtim të lëndëve narkotike”, pasi në sasia droge i është kapur nga forcat RENEA menjëherë sapo ato kanë hyrë në banesën e tij për ta arrestuar në Durrës.

Giovanni Di Cosimo sapo ka parë, forcat e policisë, ka hapur dritaren dhe ka hedhur një pako me kanabis. Pas peshimit të drogës rezultoi se ishte 367.5 gram hashash. Momentalisht për këtë sasi droge Italiani Di Casimo, është në proces gjyqësor në gjykatën e Durrësit, ndërkohë në muajin Mars 2019, gjykata e këtij qyteti ka miratuar ekstradimin e tij në Itali./ Nga gazetari i Shqiptarja.com  Elton Qyno/


Lajmi kryesor:

Ligji Anti-Mafia, SPAK sekuestron pasuritë e Bledar Seferit dhe bashkëpunëtorit të tij italian/ LISTA


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare