Basha i rikthehet paketës Antimafia identike si në 2018, por tani përndjek oligarkët: Ata i fshehin paratë në Singapor, Maltë dhe Dubai! Kur të vijmë në pushtet do anulojmë kontratat e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer paketës së tij për krijimin e një ligji i ri Anfimafia, ku e prezantoi sërish ditën e sotme, me pika identike si ne shtatorin e 2018 pa ndryshuar as muzikën, as grafikën. Thjesht e ka marre nga arkivi dhe e shiti si nismë te re. I vetmi ndryshim këtë herë është se Basha nw prezantim përmendi disa shtete ku sipas tij, janë gjurmuar se ku kanë shkuar këto para dhe fshihen në llogaritë bankare në Maltë, Singapor, Hong Kong dhe Dubai. Ai u zotua se me ardhjen në pushtet do i gjurmojë këto para dhe do ja kthejë qytetarëve.

Basha tha se kur të vijë ajo në pushtet këto kontrata do të anulohen dhe do të hetohen. Basha shprehet se ky ligj do të ndalojë aferat korruptive si ajo e incerenatorëve.

"Ligji Antimafia i miratuar nga parlamenti i ri legjitim do të jetë vendimi i parë i qeverisë së re dhe do të zbatohet. A ka situata më të rënda se sa në një vend paratë të zhduken e të vidhen nga një grup njerëzish? Si kemi arritur deri këtu? Zgjidhjen e shohim te ligji Antimafia. Ky ligj do të bazohet në një bazë logjike dhe ligjore: Çdo koncension, çdo PPP kalon përmes një kontrate mes privatit e publikut. Kontrata në përputhje me ligjin ka forcën e ligjit, ato që bien në kundërshtim me të janë të pavlefshme. Çdo gjë e marrë në mënyrë abuzive do t’i kthehet publikut me efekt prapaveprues. Mekanizmi bazë është ai i ndryshimit në ligjin Antimafia. Këto masa të parashikuara me ligjin tonë Antimafia të përditësuar, fokusohen te pasurua e zyrtarëve publikë që kanë abuzuar, pronarëve të kompanive private dhe të afërmve të tyre, dënohen apo jo, pasuritë e tyre sekuestrohen dhe konfiskohen. Kompani që licensiohen pak para tenderit, kompani pa përvojë, kompani off shore, shpikje e propozimeve të pakërkura, tendera ndaj njerëzve të paautorizuar, skualifikime të padrejta për qëllime klienteliste, kompani që i plotësojnë kriteret po i skualifikojnë. Këto janë disa nga format e abuzimit që janë lidhur këto kontrata. Sikur njëra nga këto të vërtetohet çdo qindarkë do ju kthehet shqiptarëve me ligjin Antimiafia. Zbatimi i masave do kalojë nga tre hallka: Qeveria është e para do ketë detyrën e verifikimit, pastaj do i kalojë SPAK e vendimin e jep GJKKO. Barra e provës bie te kompania private apo zyrtari që ka krijuar kontratën. Mund ta themi thirrjen tonë në të gjitha gjuhët e vendeve që këto kanë llogarinë sekrete që kanë dërguar paratë e korrupsionit,  në Maltë, Singapor, Hong Kong, Dubai, dua ti siguroj që  nuk kanë shpëtim. Unë kam kontaktuar dhe kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjencive të specializuara në botë të aleatëve tanë strategjikë, puna ka nisur, nesër me ne në qeverisje do finalizohet Nuk kishte shpëtim as Eskobari, jo më këta. Për këtë nuk kemi thjesht fjalë, po draft ligjin antimafia", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Basha-Ramës: Vëri gishtin kokës, je përgjegjës për naftëtarët

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët këtë të hënë, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama ua ka premtuar vetë naftëtarëve të Ballshit rrogat e prapambetura, por edhe ky është premtim i pambajtur sipas tij. 

“Kjo e naftëtarëve është me të vërtetë diçka e tmerrshme, të mos pranosh negociatat me njerëz të cilëve iu ke premtuar dhe je shkaktar që nuk ke mbajtur premtimet prej vitit 2016 për rrogat e prapambetura nuk di çfarë emri ti vësh. Nuk negociohet me terroristët, por mos të negociosh me naftëtarë të cilëve vetë iu ke premtuar dhe e ke shkelur premtimin. 16 rroga i detyrohet Edi Rama. Ka dhënë premtimin, e ka bërë komunikim me Skype para 2 vitesh. Gënjeshtra, pallavra, premtime të pambajtura dhe tani thotë nuk negocioj. Me kë? Me njerëz që iu ke vënë lakun në fyt. Të gjithë e dimë se si ka ecur ajo aferë. T’i verë gishtin kokës se për çdo jetë përgjegjësi është vetëm një, kryeministri”, tha Basha.

 

Ora 13:30
Përzgjedhja e kandidatëve, Basha: PD nuk do i zhgënjejë shqiptarët, e kam marrë me përgjegjësi drejtimin e koalicionit opozitar më i madhi në 30 vite

Në lidhje me ish-anëtarë të PD-së që sot po e bëjnë luftën jashtë selisë blu, duke ndërtuar parti ose lëvizje të reja, Basha tha se kushdo që kërkon ndryshimin tek PD-ja gjen një aleat të besueshëm, ndërsa ata që mendojnë ndryshe janë patericë e qeverisë. Basha thotë se PD nuk ka për t’i zhgënjyer shqiptarët pasi do të sjellë njerëz me një qasje të re ndaj politikës sidomos në këtë kohë krize.

“Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin që kërkon Shqipëria janë pjesë e një përpjekjeje. Ata që kanë vendosur që të bëhen patericë e një kryeministri të dështuar, që ka shkelur çdo premtim ata mendoj se e kanë të lidhur fatin me të. Kushdo që do ndryshimin e ka të hapur rrugën e opozitarizmit. Është e pandalshme energjia jonë, pozitiviteti jonë. Përgjigjet që kemi ndaj krizës janë vetëm një pjesë e vogël e lëvizjes madhore për ndryshim. Ndryshimi është i pandalshëm. Kushdo që ka dëshirën që ka vullnetin e sinqertë dhe do ndryshim ka te PD një aleat të besueshëm”, tha Basha

I pyetur nëse e ka përgjegjësi për opozitën e bashkuar, Basha shprehet se bashkimin e opozitës e ka marrë seriozisht prandaj sot koalicioni opozitar është më i madhi në 30 vite.

"E kam marrë seriozisht. Prandaj kemi sot koalicionin më të madh në 30 vite. Që nga propozimet e anëtarësisë, tek Komisioni do jetë transparent, sot në opozitë, nesër në qeverisje. PD s’do i zhgënjejë shqiptarët. Kushdo duhet të plotësojë kushtet e integritetit moral, ndarjes së vlerave mbi të cilat PD vepron si anëtare e PPE, lirisë së fjalës, vlerave, tregut, taksave të ulëta. Për këto keni garancinë time. Do të jetë proces i hapur dhe transparent", tha Basha.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Socialisti: 19/10/2020 19:24

    Ti nje mut qe te hash do vish ne pushtet o pusht i sali berishes ty te ka ngelur shiriti mbrapa

    Përgjigju
  • Kacidhe: 19/10/2020 16:37

    Basha me shale te ngjitura dhe tanga ka me ja dal per tu bere k*rminister

    Përgjigju
  • redi: 19/10/2020 15:46

    Luli ku ishe ti kur qeveria e PD me doktorin ne krye privatizoi ARMON ? Rama ka pergjegjesi si kryeminister pse nuk ka paditur krimin ekonomik te shitjes se saj, qe si pasoj la pa buke nje pjese te madhe te Mallakastres

    Përgjigju
  • Rusi: 19/10/2020 14:58

    Kete premtoi dhe Nano dhe, shiko ku u katandis o lulush mavria.

    Përgjigju
  • Lulush Bibilush: 19/10/2020 14:48

    Ha nonje koqe rrush do vish ne pushtet me 36 gusht kur te piqen rrushte

    Përgjigju
  • Haha: 19/10/2020 14:19

    Do vije Basha ne pushtet kur te behet prifti gomar dhe muti mullar

    Përgjigju
  • Papi: 19/10/2020 14:16

    Po pse kaq i varfer ne dije ta haje dreqi... nqs nuk ben diferencen ne opozite si do vish ne pushtet? Ske dhene asnje ide kaq vite opozite por i ruan aty vetem po erdhe ne pushtet, nqs svjen?

    Përgjigju
  • Deti: 19/10/2020 13:53

    Keto jane premtime qe benin komunistet para se te vinin ne pushtet. Edhe ato keshtu thonin do ja marrin te pasurve dhe do ja japim te varferve. Dhe kur erdhen ne pushtet i ben edhe me te varfer sesa ishin.

    Përgjigju
  • Oligarku: 19/10/2020 13:49

    E ka gjetur, ben vetem premtime qe s'i ve dot ne jete pa 84 vota.

    Përgjigju
  • Mafiozi: 19/10/2020 13:39

    Kryemafiozin e ke ne zyrat e SHQUP dhe drejton akoma PD-ne,me mllef e sherr nuk arrini asgjekundi,vertiteni ne boshllek e nuk arrini askund,qytetaret nuk e durojne kete politike gangsteresh te tipit PD-LSI,boll cjerrjeve e shantazheve,me ultimatumet tuaja te hani mune.

    Përgjigju
  • Lulka: 19/10/2020 13:35

    Mender nje mut do vish ne pushtet ti dhe sharabajka e LSI!

    Përgjigju
  • Korca: 19/10/2020 13:19

    Cna shkrive se qeshuri o Luli!!!!

    Përgjigju
  • Arta: 19/10/2020 13:16

    HAHAHHAH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar