Mafishe
Përbërësit:
- 5 të bardha vezësh
- 100 gr sheqer
- 100 gr sheqer pluhur
- Pak kripë
Përgatitja:
Rrahim të bardhat e vezëve me tel elektrik, në fillim me rrahje të pakta dhe më pas me rrahje më të shpejta. Shtojmë një prekje kripë dhe vazhdojmë rrahjen duke shtuar dhe sheqerin pjesë – pjesë. Masën e krijuar e hedhim në një qese pastiçerie dhe e vendosim forma-forma në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. Në mungesë të qeses së pastiçerisë përdorim lugë. I vendosim mafishet në furrë të parangrohur në temperaturën 100 gradë Celsius për 1 orë e 30 minuta.

Komente

