Magani nuk i zë besë Skënderbeut
Racic: Do ta mposhtim Flamurtarin

Magani nuk i zë besë Skënderbeut<br />Racic: Do ta mposhtim Flamurtarin
Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 7 të kampionatit kombëtar të futbollit, Super Liga. Skënderbeu do të presë ekipin e Tiranës në Korçë në 20:00 ndërsa Flamurtari udhëton në kryeqytet për t’u ndeshur me Partizanin. Në prag të ndeshjes trajneri Magani kërkon impenjim maksimal nga 24 herë kampionët e vendit duke mos rënë pre e krizës së rezultateve të Skënderbeut javën e fundit. “Skënderbeu – Tirana do të jetë një sfidë e denjë që do të përmbushë pritshmeritë e opinionit sportiv. Ata janë kampionët në fuqi dhe kanë në përbërje lojtarë shumë të mirë. Kriza që flitet se ka përfshirë Skënderbeun është gënjeshtër. Nuk kemi fare presion.

Do të shkojmë në Korcë për të fituar, por kjo është një sfidë që i ka të tre rezultatet brenda. Përsa i përket sulmit, pavarësisht mungesës së Busic për shkak të dëmtimit kam shumë alternativa” deklaroi ai. Ndeshja tjetër është mes Partizanit dhe Flamurtarit që do të zhvillohet në orën 17:00 në “Qemal Stafa”.  Në prag të ndeshjes para medieve për të folur ka dalë nga ‘demat e kuq’ sulmuesi serb, Racic. “Mendoj që kaluam një test pozitiv në derbi dhe na pret një ndeshje e fort ndaj Flamurtarit i cili është një ekip i fort por ne do synojmë fitoren në këtë përballje. Jemi përgatitur për një fitore duke parë dhe optimizmin që ekziston në skuadër.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kampionati e ka treguar ne këto 6 javë ku cdo përballje kërkon impenjimin maksimal. E vlerësoj shumë pritjen që më është bërë në këtë klub futbolli si nga drejtuesit edhe nga shokët e skuadrës.Po ashtu dua të falenderoj edhe Shpëtim Duron për besimin e krijuar ndaj meje dhe frymën që ka krijuar në këtë grup” tha ai. Sulmuesi serb në fund është pyetur edhe për ndeshjen Serbi-Shqipëri “Unë jam serb dhe sigurisht që do të bëj tifozllëk për vendin tim". Theksojmë që femrat do të futen pa bileta për ndeshjen Partizani-Flamurtari.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)