'Magazina e komunizmit shqiptar'/ Botohet albumi me 500 imazhet e rralla të periudhës së socrealizmit në Shqipëri

Nga Valeria Dedaj 

Imazhet tregojnë jetën e përditshme gjatë socrealizimit Nganjëherë është e pamundur, që t’i shpjegosh brezit të lindur pas viteve ’90, jetën nën komunizëm. Prandaj autorja Elektra Haxhia Çapaliku vendosi të sjellë në duart e lexuesit albumin “Magazina e komunizmit shqiptar”.

Në të ajo shpjegon atë çka me fjalë edhe përkufizim është e vështirë, nëpërmjet imazheve të objekteve origjinale sjell; sistemin e tolonave, dushin me vajguri, karrocën me guzhineta, një bigudinë të bërë me tubin plastik të instalimit të dritave dhe shumë imazhe të tjera. Janë objekte që i ka parë vazhdimisht në shtëpinë e prindërve në Shkodër, por edhe koleksione etiketash të ushqimeve të xhaxhait të saj.

Është folur për burgjet, bllokun dhe jetën materiale të asaj kohe, por nuk është folur për jetën e përditshme. 

 Elektra Haxhia Çapaliku, autore e albumit 

Haxhia 500 imazhet i ka grupuar në disa kapituj, si: Trieska e tullona, Mobileje, elektroshtëpiake, pajisje ngrohje edhe gatimi, ndriçues, telefona, aparate fotografikë dhe orë, enë kuzhine, kafe; cigare edhe takëme duhani; ujë dhe lëngje të tjera; pije alkoolike;  veshje, artikuj shkollorë, biçikleta dhe akte të botuara në gazetat zyrtare.

Libri vjen si një arkiv pamore, një katalog i koleksioneve të dyqaneve socrealiste, duke pasur qëllim që të ofrojë një histori alternative të komunizmit shqiptar, nëpërmjet kulturës pamore”, thotë autorja, e cila kërkon edhe që të dëshmojë një paralel me iniciativën, e Partisë së Punës për krijimin e njeriut të ri.  

Deri më sot kultura materiale e përditshmërisë së socializmit, produktet e industrisë së lehtë dhe ushqimore nuk janë arkivuar, përshkruar apo vendosur në një muze. Prandaj çdo imazh ka një numër, që korrespondon me indeksin në fund, në të cilin janë dhënë edhe shpjegimet përkatëse.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 27/01/2019 18:38

    Po moj zonje po ne Shqiperi atehere banonin plot 3.5000.000 njerez dhe te gjithe te punesuar dhe ardimuar .Sot jetojn 1.2000.000njerez pa industri gjysem analfabet pa ushtri te konsiliduar me pasanik qe vodhen pasurin e vene per 40 vjet .pra jo kaq e ncire ka kudo gabime por ka dhe te mira .

    Përgjigju
  • Tata: 27/01/2019 18:38

    Po moj zonje po ne Shqiperi atehere banonin plot 3.5000.000 njerez dhe te gjithe te punesuar dhe ardimuar .Sot jetojn 1.2000.000njerez pa industri gjysem analfabet pa ushtri te konsiliduar me pasanik qe vodhen pasurin e vene per 40 vjet .pra jo kaq e ncire ka kudo gabime por ka dhe te mira .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD