"Magelani" modern me varkë me vela përreth botës

Ka lindur larg detit dhe nuk do ta kishte menduar kurrë se do të shndërrohej në një Magelan të kohëve moderne.  Imazhet e 45-vjeçarit toskan në udhëtimin e tij përreth botës janë me të vërtetë frymëzuese pasi ai arriti të kthehej si fitues i garës më të bukur të jetës së tij.

Giancarlo Pedote, kapiteni nga Firence që jeton në Scandicci  së bashku me 33 kapitenë të tjerë përfunduan udhëtimin e tyre përreth globit me një varkë me vela, të vetëm, pa ndalesa dhe pa ndonjë ndihmë të jashtme.  Udhëtimi filloi në Francë në 7 Nëntor, në Les Sables d'Olonne dhe ka udhëtuar rreth 24296 milje detare, që korrespondon me 44,996 km.  Gjatë udhëtimit të tij ai  është drejtuar për në Oqeanin Atlantik,  ka kaluar Ekuatorin, Afrikën e Jugut dhe pastaj Amerikës së Jugut përmes Oqeanit Paqësor, duke kaluar më pas në jug të Australisë dhe pastaj nëpërmjet oqeanit Atlantik është rikthyer sërish pikës së nisjes në Francë. 

Një event i tillë organizohet çdo katër vjet që nga viti 1989 dhe në tetë edicionet kapitenët francezë  kanë fituar gjithmonë, shtatë të ndryshëm, vetëm një ka bërë një dyshe. Nga 33 kapitenët në fillim të këtij viti përfshirë 6 gra  dhe ka dhjetë jo-francezë dhe i vetmi italian është Pedote.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja