Në një atmosferë elektrizuese në sheshin para bashkisë Shkodër, qindra qytetarë janë mbledhur për të ndjekur  koncertin live  nga Mc Kresha & Lyrical.

Fillimisht, kryetari i bashkisë, Benet Beci, i ka pritur ne zyren e tij te ftuarit e kesaj mbremje.

Nga melodia në melodi, artistët kanë krijuar një udhëtim muzikor dhe atmosfere në këtë qytet historik. 

Me shkëlqim të ndriçuar nga dritat e festave, ky koncert ka shtuar një dimension të veçantë këtyre ditëve festive në Shkodër.