Magjia’ e Rita Orës dhe portreti i një vajze të lumtur

Magjia’ e Rita Orës dhe portreti i një vajze të lumtur

Rita Ora

Me një fytyrë të bukur, me të kuq buzësh tepër të ndezur, me trupin e një Afërdite, plot energji e gjallëri, Rita Ora tani është bërë, jo vetëm një ikonë e bukurisë femërore, por edhe imazhi i lumturisë.

Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora, që jeton në Britaninë e Madhe e ka arritur suksesin në moshën 22-vjeçare. Përveç talentit si artiste dhe zërit fantastik, Rita Ora është shprehja e përsosur e gruas moderne, ku talenti i saj shtrihet edhe në modë. Stilistët si rrallëherë e kanë provuar të ekspozojnë veshjet e tyre në një trup të plotë dhe të shëndetshëm, ndryshe nga klisheja e top modeleve tepër të holla. Ajo ka nisur tashmë të ushtrojë famë edhe në botën e filmit dhe linjat e modës që nga kozmetika, deri tek veshjet e bizhutë. 

Ajo njëherësh ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me brende të njohura. Vetëm nga marrëveshja me Adidasin, ajo ka përfituar 1.5 milion funte (1.68 milion euro). Nga viti 2016, këngëtarja bashkëpunon edhe me Tezenis, në koleksionet e të brendshmeve. 

Për Rita Orën e rëndësishme është që të jetë një këngëtare, për të cilën muzika është kryesorja, por ajo nuk lë pas dore edhe edhe biznesin. Kështu që në projektet e saj të biznesit, edhe moda ka nisur të zërë një vend të veçantë: 

“I adhuroj veshjet dhe dizajnet e tyre përgjithmonë. Unë di gjithçka për stilistët, sepse lexoj dhe informohem. Kam respekt absolut për ta: është sikur po bëjnë një garë të fortë vetëm për një sezon, nuk është e pabesueshme? Moda është edukim, kulturë”, thotë Rita Ora. 

Rita Ora është vajza që ra në sy në një skenë të Veronës në një paradë-shou dhe nisi rrugën e suksesit nga “X Factor” te “Voice”, produksion anglez.

E lindur në Prishtinë, Kosovë, nga dy prindër shqiptarë që nuk kishin lidhje shumë me artin; nëna psikologe dhe babai ekonomist, Rita Ora e mori kulturën e parë artistike nga gjyshi i saj Besim Sahatçiu, një regjisor i famshëm në vitet ‘80 në Kosovë. Familja e saj u zhvendos në Londër në vitin 1991, kur Jugosllavia filloi procesin e saj të shpërbërjes dhe babai punoi si menaxheri i një pub-i. Rita nisi të këndonte atje që fëmijë. Kudo që këndonte në bare, në klube në party, ajo ndjeu se kishte një audiencë të gatshme për at dëgjuar. "Të këndojë ka qenë gjithmonë qëllimi im, por unë nuk mendoja për famën. Ka shumë që ëndërrojnë për t'u bërë një yll, ndërsa konkurrenca është e madhe ... Unë kurrë nuk e mendova se do të bëja famë, por besova se një gjë e bukur ashtu si për të gjithë njerëzit mund të ndodh edhe me mua”, ka thënë Rita Ora në një nga intervistat e saj për mediat angleze. “Kjo jo se ka qenë i ulët vetëbesimi, por sepse isha mësuar të gjykoja me një vizion të pjekur dhe realist.”, thotë Rita Ora. Kështu ajo mendonte se ishte si shumë prej vajzave të reja që kanë një ëndërr të madhe në jetë, derisa ndodhi takimi që i ndryshoi jetën në vitin 2008, kur në saj të agjentit të saj të atëhershëm fluturon në Nju Jork për t'u takuar me Jay Z dhe brenda 48 orëve nga nënshkrimi i një kontrate me Roc Nation, ajo u etiketua si një rapper rekord dhe produktive. Rruga e suksesit vazhdoi me një duet me Jay Z dhe Drake dhe me diskun e saj të parë "Now", i cili u lansua në vitin 2012 dhe menjëherë e vendosën atë në vendin e parë në Listat Mbretërinë e Bashkuar. “Kjo ishte absurde, por edhe argëtuese: Unë nënshkrova një kontratë me një person të cilin deri atëherë e kisha parë vetëm në TV. Ishte një përvojë e pabesueshme”, ka thënë Rita Ora, duke komentuar më tej se “U bëra e famshme në moshën 22-vjeçare, por jo gjithçka ishte një fushë me lule. Unë nuk isha e përgatitur për çfarë duhej të bëja, sepse askush nuk të tregon se çfarë duhet të jesh gati të bësh për t’u bërë e famshme. Dhe kjo nuk është e lehtë, ndërkohë që të gjithë ju duan për atë se ti këndon, por ja që emri yt përfundon në gazeta dhe në rrjete, për arsye të ndryshme, duke të t’i radhitur shumë gjëra pa etikë, që nga historitë e dashurive të përfunduara keq (kur ti sheh se shkruajnë se ke një histori me muzikant dhe DJ Calvin Harris, dhe se të dy paskemi thënë që kjo dashuri nuk është më. Gjëja më e vështirë për t’u menaxhuar është publiciteti i keq. Çfarëdo që them unë është analizuar dhe më pas është marrë në mënyrën e gabuar.”, ka thënë Rita Ora. Po si i ka sfiduar ajo të gjitha këto risqe? “Problemi është se unë nuk mund ta shpenzoj jetën time duke sqaruar mendimet e mia. Nëse do ta bëja, nuk do të kisha kohë për ndonjë gjë tjetër. Kështu që e lashë këtë punë. Ata vazhdojnë, por ja që më duhet të kem një lëkurë të ashpër”

Dhe Rita Ora vazhdoi rrugën e saj dhe bëri duetin me Chris Broën, dhe në vitin 2015 Rita çoi në gjykatë Jay Z për përfundimin e kontratës që e mbante të lidhur me të. Rita e ndjeu me instikt se duhej të ndryshonte jetën e saj, dhe se duhet ta mendonte vetë këtë gjë. Kështu që ajo nisi të udhëhiqet e menaxhuar nga e motra Helena. 

Ajo në çdo gjë që bën është e sinqertë, dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse fansat e duan atë. “Marrëdhënia ime me publikun është e vërtetë. Unë nuk them gënjeshtra në intervistat, në qoftë se nuk dua të flas për një temë, e deklaroj, por nuk dua të jem më shumë tërheqëse ose të mashtroj veten me gazetarët. Sipas Rita Orës, periudha nga 18 në 25 vjeç është thelbësore për rritjen e një personi publik, për më mirë ose për keq. 
Dy vjet më parë Rita ka nënshkruar një kontratë regjistrimi me Warner Music dhe për këtë album është shprehur se “Dua që ai të jetë i mbushur me muzikë për të kërcyer dhe që përmban vetëm ndjenja pozitive. Në fund të fundit, është e vështirë për mua të shpreh veten kur nuk ndihem mirë dhe e gjej veten duke jetuar në situata, ku unë nuk jam e lumtur”. Tani ajo duket se është e lumtur. 

Ajo mendon dhe jeton si artiste në një liri të plotë të gjetjes dhe zbulimit të vetes. Këngëtarja e provoi veten edhe si aktore duke u paraqitur në disa filma duke përfshirë edhe aktrimin në trilogjinë, “Fifty Shades of Grey”, ku ka portretizuar motrën e Christian Grey, Mia. Në vitin 2017, Rita publikoi këngën “Your Song” që e shkroi së bashku me Ed Sheeran. Të njëjtin vit, ajo e lansoi këngën “Anyëhere” që menjëherë u bë hit dhe zuri vendin e dytë në top-listat britanike. Ndërsa në fillim të vitit 2018, në bashkëpunim me Liam Payne lansoi këngën “For You” që ishte pjesë e filmit “Fifty Shades Freed”, e cila ka arritur suksese të mëdha. Rita është një sipërmarrëse e suksesshme. Krahas këngëve, Ora është angazhuar edhe në aktrim dhe në gara konkurrimi, si ‘The Voice UK’, ‘The X Factor’ dhe ‘America’s Next Top Model’. 

Rita Ora është pjesë e klipit të Maroon 5 dhe Cardi B, se bashku me yje të tjerë të muzikës botërorë si si: Ellen DeGeneres, Mary J.Blige, Jennifer Lopez, Camila Cabello, etj. Kënga titullohet “Girls like you” dhe në vetëm pak orë ka arritur afro 470 000 shikime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)