Në arkën e shtetit kanë hyrë rreth 620 milionë euro në tre muajt e parë të vitit. Krahasuar me 3 miliardëshin, që parashikohet të arkëtohet në gjithë vitin fiskal, kjo shifër përfaqëson rreth 21 për qind.
Pra, janë grumbulluar një e pesta e fondeve që i duhen buxhetit, ndërkohë që ka kaluar çereku i vitit. Zakonisht, në fillim të vitit administrata tatimore e doganore sjell më pak të ardhura, ritmi i të cilave shtohet sidomos në fund të tij. Megjithatë, krahasuar me një vit më parë në të njejtën periudhë, mund të lindin disa ide për atë se çfarë po ecën mirë dhe çfarë jo aq mirë.
Ta nisim me të ardhurat. Dy zëra tërheqin veçanërisht vëmendjen. TVSH-ja, që është rritur gjatë qeverisjes së re me ritme të larta krahasuar me 2013-ën, në tre muajt e parë të këtij viti paraqitet me rënie ndaj 2014-ës. Po kështu, janë grumbulluar më pak kontribute nga sigurimet shoqërore. Këto janë shenja se diçka nuk po shkon siç duhet.
Gjithshka ka të bëjë edhe me rënien e çmimeve të lëndëve të para që eksportohen, edhe krizën globale, por ndoshta duhet menduar që vitin e kaluar administrata është nanurisur me disa rezultate të fryra, natyrisht reale, që mund të kenë të bëjnë edhe me një faktor të përkohshëm: shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Kompanive të mëdha iu jepeshin detyrimet e shtetit, minus detyrimet e tyre fiskale ndaj shtetit.
Pra, një pjesë e kredive të marra nga ndërkombëtarët ndikoi edhe në tejkalimin e parashikimeve për të ardhurat buxhetore. Ky ishte një faktor shtesë, që ndoshta e ka bërë më të lehtë punën e Tatimeve dhe Doganave për realizimin e planifikimeve. Por që mund të ketë sjellë një shkrehje në vijimësinë e punës së tyre.
Në të njejtën kohë, edhe në disa zëra të tjerë shifrat kanë kaluar në terren negativ. Shohim rezultate më të ulta se vjet në të njejtën periudhë të vitit në tatimin e thjeshtuar mbi biznesin e vogël, në tatimin mbi të ardhurat personale, në dividend, në tarifat e shërbimeve që derdhen në shtet, në taksat nacionale. Ndërkohë, transferta nga Banka e Shqipërisë ka kaluar në zero lekë.
Kurse totali i shpenzimeve është më i lartë se një vit më parë. Ndërkohë që janë rritur shpenzimet për personelin buxhetor, apo shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes, nga ana tjetër rezultojnë më pak se vjet shpenzimet për investime, ato për sigurime shoqësore e shëndetësore.
Në përgjithësi, administrimi buxhetor ka bërë të mundur që deficiti të mbetet sërish i ulët, vetëm sa 7% e deficitit të parashikuar për gjithe vitin. Por një rritje e pritshme prej 3 përqindësh e Prodhimit të Brendshëm ndoshta do të duhej të sillte rezultate më të mira dhe kjo, së pari, në drejtim të më shumë të ardhurave dhe më shumë shpenzimeve kapitale. Që hapin vende pune, venë në lëvizje kompanitë e mëdha.
Kohët e fundit, edhe nga kryeministri, është përdorur mungesa e një “shkopi magjik” si argument për mosrealizimin e të gjitha premtimeve në fushën ekonomike dhe sociale, që bazën e kanë tek mundësitë financiare për t’i realizuar ato. Mund të thuhet që ndoshta po bëhet më shumë se më parë, duke u munduar që të mos hyjë ekonomia dhe shteti në sikletin berishian të borxheve me kamata të rënda.
Në fakt, interesat e borxheve kanë ardhur në ulje dhe kjo është një shenjë e mirë, por vetë borxhi publik është rritur me shpejtësi të dyfishuar. Nga një milion euro në ditë, tani po marrim dy milionë. Planet afatmesme parashikojnë një rënie graduale të këtij sikleti, por planet vjetore, të ndërtuara në bazë të tyre, kanë hasur në disa vështirësi realizimi. Kjo, jo aq pse Financat nuk po punojnë sa duhet, por më tepër se urgjenca e kryerjes së reformave jetike për vendin nuk po kuptohet dhe as po zbatohet nga të gjithë.
Shumë po flitet për zgjidhjen e çështjes së pronësisë, por kjo mbetet një nga pengesat më të mëdha për investimet. Aq sa edhe nisma e dhënies së objekteve dhe trojeve me një euro nuk po funksionon, të paktën jo me ato rezultate që priteshin. Ndërkohë, Maqedonia fqinje nuk e ka patur problem të krijojë zona të lira ekonomike e parqe industriale
Shumë probleme po dalin me koncesionet dhe në përgjithësi me trajtimin e burimeve natyrore. Ndërkohë që Kroacia apo Greqia bëhen gati për shfrytëzimin e hidrokarbureve në det, në Shqipëri kompanive nuk u kanë mjaftuar 25 vjet kërkime për të nisur shfrytëzimin e burimeve të reja, ndërkohë që shfrytëzimi i ekzistueseve vijon të pasurojë subjektet, më tepër se shqiptarët, zotër të kësaj pasurie. Çka ndodh edhe me bakrin, kromin, hekurin.
Është bllokuar puna për zgjerimin e fermave bujqësore, të cilat në gjendjen aktuale, me 350 mijë copë të tilla, me nga 1.2 hektarë mesatarisht, ku me një kulturë mbillen vetëm dy dynym, ofrojnë leverdi vetëm në zona të caktuara, në toka të pasura dhe klimë të ngrohtë.
Investimet koncesionare në vepra të mëdha, që me të drejtë shihen si një burim kryesor zhvillimi këtej e tutje, janë ende në faza embrionale. Deri tani, janë vetëm kompani kineze që kanë pranuar të hyjnë me fondet e tyre për ndërtime të tilla. Kompani të fuqishme kemi pranë nesh, në vende si Italia, Gjermania, Franca, Britania, por ato i shohim gjithnjë e më shpesh në prezantime dhe më pak apo aspak në terren.
HEC-i i Skavicës, Porti i Shëngjinit, aeroportet turistike, hekurudhat, standardizimi i rrjetit rrugor kombëtar sipas kritereve evropiane mbeten objektiva të prekshme, të domosdoshme dhe të leverdisshme, por nuk duket në horizont trupëzuesi i tyre. A është vetëm kriza ajo, që i ka frenuar këta investitorë?
Apo është edhe fryma e përjetshme konfliktuale, që reflektohet në mbarë shoqërinë shqiptare, në Kuvend, në zonat ku ka një galeri miniere, ku do të ndërtohet një HEC, ku disa bajlozë a bajraktarë mezi presin të ndeshen me kundërshtarë realë e imagjinarë, duke lënë përshtypjen e një vendi jo mikpritës?
Nga ana tjetër, goditja e rrjeteve gjigande të trafiqeve ka sjellë, siç pritej, rënien në të ardhura për një numër shqiptarësh. Por nuk po sjell alternativa bindëse për ta, jo vetëm për bosët e mësuar me shifra marramendëse, por kryesisht për argatët e tyre, që punonin me mëditje.
Megjithatë, të bën përshtypje fakti që, për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare, viti elektoral nuk po trajtohet si i veçantë nga pikëpamja e shpenzimeve. Qeveria as në planifikimin fillestar dhe as në ecurinë e përditshme nuk ka planifikuar goditje shiritash, me efekt të përkohshëm, çka duket se po bën, psh, sipas stilit të vjetër, Bashkia e Tiranës, që u kujtua tani për ca retushe të pocaqisë urbane të kryeqytetit. Kjo është në linjë me angazhimet e Ekzekutivit, programore dhe ndaj të huajve.
Por, le të shpresojmë që kështu të veprojë edhe në periudhën e afrimit të fundmandatit. Shqipëria nuk do më fushata, por vazhdimësi. Dhe përshpejtim të ritmeve të ndryshimit të situatës. Shifrat e fillimvitit në Buxhet nuk janë inkurajuese, por flasin për nevojën e angazhimit të shtetit për të ndjekur më me energji dhe forma të reja konkretizimin e reformave rilindëse, që ka marrë përsipër të zbatojë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com