Magjia e turizmit malor në Pilur,
Ekonomi e Gjiknuri premtojnë rrugë

Magjia e turizmit malor në Pilur,<br />Ekonomi e Gjiknuri premtojnë rrugë
Piluri i Vlorës një vend, ku natyra ruan ende bukurinë e egër, i spikatur si një ballkon surreal në Rivierën shqiptare ka çelur për tri ditë rresht portat e “South Outdoor Festival”. Ky festival i veçantë është mbajtur nga 29 prilli deri në 1 maj. Një festival i përzier me aventurat më të bukura sportive si rrallëherë ka kthyer sytë e qindra turistëve në këtë zonë të thellë të Shqipërisë. E kush do ta mendonte pasurinë e vlerave të këtij vendi, pasuri për të cilat as vendasit nuk u besojnë syve. Pleqtë e fshatit thonë se po të mos ishin emigrantët, ne do të kishim mbaruar”.

Ende iu duket e habitshme ideja për kombinimin e turizmit malor dhe turizmit të Aventurës, por duket se për ta është lumturi kur rrethohen nga miqtë. Fshati ka një rrugë vërtetë të vështirë e dredha-dredha, por për çudi atij iu “vërsulën” të gjithë turistët që kanë nisur sezonin artistik poshtë në Himarë. Të gatshëm të rrezikonin për bukuritë magjike të Pilurit. “Nuk ishte parashikuar një pjesëmarrje kaq e madhe” thonë organizatorët. Sheshi i Luleve, ky livadh i pazakontë që rrallë e ka parë syri i njeriut mbulohet nga kupola e kaltër qiellore. Ishte një zbulim, sofra më bujare e një festivali.

Një atmosferë fantastike me këngë, valle, argëtime e sporte pushtoi zonën malore të Pilurit. Gjatë tre ditëve u servirën ushqime të zonës, dhe artizanët e zonës së Himarës e më gjerë sollën produkte të veccanta e origjinale. I organizuar nga GIZ, në bashkëpunim me bashkinë e Himarës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe dhjetëra bashkëpunëtorëve të tjerë, festivali mblodhi në Pilur për tre ditë qindra turistë shqiptarë dhe vendas. E pranishme në këtë festival ishte dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik e Turizmit, Milva Ekonomi, e cila në fjalën e saj përshëndeste premtoi se do të bashkëpunonte me bashkinë e Himarës dhe organizatorët e projektit që rrugët për në Pilur të rregullohen që Festivali South Outdoor Festival të kthehet në një vlerë të çmuar për zhvillimin e Turizmit. “Ende ka punë për të bërë në infrastrukturë, energji, në investime të tjera për t’i lidhur këto zona me njëra tjetrën. E rëndësishme është që këto aktivitete të përsëriten dhe të mos jenë vetëm njëherë” tha Ministrja Ekonomi.”

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar