MEKSIKE- I vetëshpalluri “Magjistari i Madh i Meksikës” bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij ka performuar disa rituale magjike për të ndihmuar skuadrën e tij kombëtare në raundin e ndeshjeve të eliminatoreve kundër një pretendenteje të fortë të Kupës së Botës, siç është Holanda.
Ai pretendonte se forca e tij magjike do të ndihmonte skuadrën, megjithatë rezultatet e mbrëmjes së të dielës treguan që magjitë e tij nuk dhanë shumë rezultat.
Ndonëse tifozët dhe banorët e Meksikës ishin të vetëdijshëm për mundësitë e pakta të fitores kundër Holandës, si një skuadër me e fortë dhe e organizuar, ata nuk i humbnin shpresat dhe ritualet magjike ishin mundësia më e mirë për të favorizuar skuadrën e tyre kombëtare.
Magjistari supozohej se vetëm po pastronte rrugën e fitores së skuadrës dhe lojtarëve të Meksikës duke i mbushur me energji pozitive dhe forcë për të triumfuar, ndërsa shpjegonte se nuk bëhej fjalë për magji të keqe.
Megjithatë, pas besimit se mund t’ia dilnin mbanë pas një fitoreje të thellë kundër Kroacisë me rezultatin 3 me 1 dhe pas lojës së fortë kundër Holandës, ata sërish nuk mundën të arrinin fitoren për t’u kualifikuar në çerek finalen e Kupës së Botës, duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë ëndrrës për të qenë fituese e trofeut të botërorit.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO