Magjistratët, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve për Report Tv: KLD të emërojë gjyqtarët, s’ka asnjë pengesë

Këshilli i lartë i drejtësisë duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të emërojë magjistratët. Është ky apeli i kreut të shoqatës kombëtare të gjyqtarëve, Erjon Bani, i cili në një intervistë për Report Tv sqaron se Kushtetuta ka njohur parimin e vazhdimësisë dhe nuk ka përse ligji të lexohet ndryshe, por thjesht duhet zbatuar.

Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, vendimi numër 34 i vitit 2017, kur u bë objekt konflikti ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nga ana e shoqatave të gjyqtarëve është kundërshtuar fakti që kufizimi i kompetencave të KLD është në tejkalim të Kushtetutës, pra është antikushtetues. Gjykata Kushtetuese ka dy mënyra si e shpall një ligj antikushtetues, ose ta shfuqizojë dispozitën, ose të bëjë interpretim pajtues me Kushtetutën.

Në rastin konkret ka vendosur të bëjë këtë të dytën. E ka theksuar se dispozitat tranzitore të Kushtetutës nuk i kanë deleguar ligjvënësit kompetenca për të kufizuar kompetencat e KLD dhe organeve të tjera të drejtësisë, derisa të ngrihen KLGJ dhe KLP. Këto dispozita duhen zbatuar drejtpërdrejtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kjo dispozitë që të jetë kushtetues, duhet zbatuar direkt Kushtetuta. Kjo do të thotë se sot KLGJ dhe KLP nuk kanë kompetenca të kufizuara, pra mund të bëjnë emërimet e magjistratëve, mjafton t’i referohen vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të gjitha emërimet në drejtës.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Erjon Bani

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është më se i qartë. Ka qëndrime të ndryshme për mënyrën si duhet të zbatohet vendimi. Vendimi ka vlerë të njëjtë me Kushtetutën, është vetë Kushtetuta. Kushdo që duhet të zbatojë Kushtetutën, duhet të shohë mënyrën si e ka zbatuar Gjykata Kushtetuese.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Erjon Bani

Ndalur te Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, Bani bën apel që të plotësohet vakuumi pasi Vettingu nuk është pengesë.

Sa i përket GJykatës kushtetuese nuk ka nevojë që kandidatët të kalojnë Vettingun, por vettingun në vetvete e bën KED. KED duhet të mblidhet, të vlerësojë kandidatët, të bëjë listën përfundimtare dhe t’ia çojë presidentit. Nuk ka asnjë lloj pengese. Edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë nuk është e nevojshme të bëhet Vettingu për t’u emëruar. KED duhet të ushtrojë funksionet e KLGJ sot. Kjo nuk do të thotë se këta nuk i nënshtrohen Vettingut, por ai bëhet paraprakisht nga KED.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Erjon Bani

Aktualisht janë 16 magjistratë, mes tyre 10 gjyqtarë dhe 6 prokurorë, të cilët kanë përfunduar edhe praktikën mësimore dhe duhet të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë.

Por, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk i emërojnë me argumentin se nuk kanë kompetencë ligjorë, pasi ende nuk është krijuar KLGJ dhe KLP.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 09/07/2018 19:20

    Pa aftesia e intepretimit kushtetues nga juristi parafoles eshte evidente . Sipas kushtetutes KLD nuk ka marre asnje mase ndeshkuese per gjygjtaret qe kane gabuar per veprimet e tyre dhe pse duhet ti ipet e drejta per emerime? Te drejten dipas kushtetutes se re e kane vetem organi i ri i emerimit te gjykatesve

    Përgjigju
    • xxx: 09/07/2018 23:59

      Ti Tini nderkohe qenke ekspert i madh i jurisprudences. Fakti qe KLD dhe Prokurori i Pergjithshem refuzojne te ushtrijne kompetencat e tyre ne kundeshtin flagrant me Kushtetuten dhe Vendimin e Gjykates Kushtetuese te sipercituar nuk eshte problem interpretimi. Mjere ne qe jetojme ne kete vend.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024