Magjistratët letër KLD: Presim emërimin në sistemin e drejtësisë brenda korrikut

Magjistratët letër KLD: Presim emërimin në sistemin e drejtësisë brenda korrikut

Foto ilustruese

TIRANE-Kandidatët për magjistratë i kanë dërguar një letër anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi në datë 30 qershor përfundojnë praktikën profesionale. Ata shprehen se presin që të emërohen në detyrë brenda muajit korrik të këtij viti. Me ndryshimet e fundit në Kushtetutë është KLGJ dhe KLP që vendosin, por që ende nuk janë ngritur.

Duke qenë një situatë ngërçi, pasi nuk janë krijuar organet e reja të drejtësisë, magjistratët shprehen se KLD dhe Kryeprokurori janë përgjegjës për vendimmarrjen. Magjistratët kërkojnë nga KLD që të emërohen në sistemin e drejtësisë, që sipas tyre gjendet përballë një nevoje të ngutshme për prokurorë dhe gjyqtarë.

Letra mbyllet me evidentimin e faktit se pas 30 qershorit nuk gëzojnë më trajtim financiar dhe se nuk mund të ushtrojnë aktivitete të tjera deri në momentin e emërimit.



Letra e magjistrateve per KLD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni