Magjistratët, PS teston LSI-në në 28 qershor për 84 vota
Beteja e Partisë Socialiste për të siguruar 84 vota për miratimin e një ndryshimi ligjor për emërimet e magjistratëve do të zhvillohet në 28 qershor. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar këtë datë, ndërsa Partia Socialiste ka hedhur sytë nga LSI.
Partia Socialiste ka vendosur që testin për votat e LSI-së dhe betejën për të siguruar 84 vota ta zhvillojë në seancën plenare të 28 qershorit.
Është kjo data kur Konferenca e Kryetarëve, vetëm me votat e socialistëve ka vendosur të hedhë në votim një projektligj për emërimin e magjistratëve dhe hapjen e pranimeve të reja në këtë shkollë.
Ndryshimi i ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, propozuar nga dy deputetë të PS-së, Manja e Ferhati, kërkon 84 vota. PS nuk i ka e vetme këto vota, ndaj i duhet ndihma e deputetëve të opozitës për të paktën 6 kartonë jeshilë.
Kalendari i Kuvendit
Teksa PD e ka fokusin tjetërkund dhe nuk merr pjesë në Komisionet Parlamentare, PS hedh sytë nga LSI për të marrë votat e tyre.
Kjo për dy arsye: LSI ka një qëndrim më të butë ndaj parlamentit, duke marrë pjesë në punimet e komisioneve, dhe së dyti, disa deputetë të LSI-së nuk kanë treguar së fundmi unitet me grupin e tyre parlamentar, duke qëndruar në parlament ndryshe nga sa ka urdhëruar Kryemadhi.
LSI është shprehur se nuk do ta votojë këtë nismë ligjore, pasi nuk dëshiron që emërimet e magjistratëve të bëhen, siç parashikon propozimi i socialistëve, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.
Votimi i këtyre ndryshimeve ligjore parashikuar të bëhet në 28 qershor, do të testojë nëse flirtet individuale janë sporadike, apo do të konfirmohet hipoteza se ka një grup të konsoliduar deputetësh të LSI-së të cilët janë të gatshëm për të kaluar me PS-në.
Ndryshimi ligjor i propozuar nga dy deputetë socialistë, vjen në kushtet kur KLGJ e KLP që do të kryenin këto procese ende nuk janë formuar, e po ashtu, procesi i vettingut po boshatis gjykatat e prokuroritë, duke forcuar nevojën për personel të ri.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Ylli Pata: A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?
20 Dhjetor, 19:33
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Zgjedhjet 2025 dhe vota e diasporës, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS
16 Dhjetor, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
15 Dhjetor, 12:44
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor, 18:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
Problemi i emerimit te magjistrateve duhej zgjidhur shume thjesht . Vetingu te nuste me kandidatet per KLP dhe KLGJ , dhe keshtu nuk ishte nevoja qe te priste nazhoranca per ndonje nder nga LSI . Kur punet behen mbrapsht keto gjera ndodhin
Përgjigju