Maja feston ditëlindjen në Tv,
Kazhani gatuan tortën surprizë

Maja feston ditëlindjen në Tv,<br />Kazhani gatuan tortën surprizë
Surprizat dhe të ftuarit special nuk kanë fund në emisionin e përditshëm “Rreze Dielli”. Në rubrikën e zonjës Tefta, në të cilën jo vetëm mësohen dhe shijohen gatime të ndryshme, shfaqet edhe ana tjetër e personazheve të ftuar, të cilët bëhen mjaft simpatikë duke rrëfyer eksperiencat personale gjatë rubrikës.



Ndërkohë që zonja Tefta dhe prezantuesja Anjeza Maja ishin duke diskutuar për recetat e ditës, ka ardhur gazetarja simpatike e Tv A1 Report, Mira Kazhani. Ajo ka dashur ti dhurojë një surprizë mikes së saj Majës, me rastin e ditëlindjes.



(Gazetarja e Tv A1 Report Mira Kazhani)

Kazhani u shpreh se do të gatuante “Torta della nona” një ëmbëlsirë speciale për të festuar ditëlindjen e Anjezës. Plot batuta dhe situata të këndshme ka kaluar rubrika e gatimit teksa përveç gazetares Kazhani, surpriza për Anjezën ishin edhe buqeta me lule e dhuruar nga stafi i programit “Rreze Dielli” si dhe buqeta e ardhur nga gazetarja e njohur dhe mikja e saj, Ilva Tare me një dedikim ku thuhej.



“Ti je vajza që çdo prind dëshiron, motra që çdokush ëndërron, e dashura ideale për çdo mashkull, shoqja ime e dashur rrezja më e bukur e mëngjesit.”

E pikërisht në atë çast pas urimesh të përzemërta, falënderimesh dhe emocionesh, prezantuesja simpatike është përlotur. Gjithashtu një çast mjaft i këndshëm ishte dhe urimi special që Kazhani i bëri Anjezës duke e shprehur nëpërmjet një qiriu me shifrën zero.



(Prezantuesja Anjeza Maja emocionohet dhe përlotet gjatë emisionit)


"Zero simbolizon gjithçka që nuk e ke patur të lumtur, të mirë ta shumëzosh me këtë numër dhe gjithçka që ka qenë e bukur shtoji një zero",-është shprehur gazetarja.

Gjithashtu Kazhani ka folur për gazetarinë, e cila për të është një kënaqësi e madhe. Ajo dha edhe një mesazh për gazetarët shqiptarë duke thënë se ata nuk duhet jenë hipokritë dhe të destabilizojnë.



Pas fikjes së qiriut dhe shprehjes së dëshirës nga Anjeza ka përfunduar dhe rubrika e “Të gatuajmë së bashku”, në “Rreze Dielli”, për ti lënë hapësirë rubrikave të tjera interesante në këtë emision.

Ëmbëlsira e përgatitur nga gazetarja e Tv A1 Report, Mira Kazhani

Tortë me mollë:

Mollë 5 kokrra

Vezë 3 kokrra

Panë për ëmbëlsirë 250ml

Vanilje

Brum i gatshëm


Receta e Ditës:


Makarona Pagani me kërpudha

Makarona 400gr

Kërpudha 500gr

Verë e bardhë 75ml

Ajkë qumështi 300ml

Majdanoz

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Vitam


(xh.k/shqiptarja.com)

1/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani