Ndërkohë që zonja Tefta dhe prezantuesja Anjeza Maja ishin duke diskutuar për recetat e ditës, ka ardhur gazetarja simpatike e Tv A1 Report, Mira Kazhani. Ajo ka dashur ti dhurojë një surprizë mikes së saj Majës, me rastin e ditëlindjes.
(Gazetarja e Tv A1 Report Mira Kazhani)
Kazhani u shpreh se do të gatuante “Torta della nona” një ëmbëlsirë speciale për të festuar ditëlindjen e Anjezës. Plot batuta dhe situata të këndshme ka kaluar rubrika e gatimit teksa përveç gazetares Kazhani, surpriza për Anjezën ishin edhe buqeta me lule e dhuruar nga stafi i programit “Rreze Dielli” si dhe buqeta e ardhur nga gazetarja e njohur dhe mikja e saj, Ilva Tare me një dedikim ku thuhej.
“Ti je vajza që çdo prind dëshiron, motra që çdokush ëndërron, e dashura ideale për çdo mashkull, shoqja ime e dashur rrezja më e bukur e mëngjesit.”
E pikërisht në atë çast pas urimesh të përzemërta, falënderimesh dhe emocionesh, prezantuesja simpatike është përlotur. Gjithashtu një çast mjaft i këndshëm ishte dhe urimi special që Kazhani i bëri Anjezës duke e shprehur nëpërmjet një qiriu me shifrën zero.
(Prezantuesja Anjeza Maja emocionohet dhe përlotet gjatë emisionit)
"Zero simbolizon gjithçka që nuk e ke patur të lumtur, të mirë ta shumëzosh me këtë numër dhe gjithçka që ka qenë e bukur shtoji një zero",-është shprehur gazetarja.
Gjithashtu Kazhani ka folur për gazetarinë, e cila për të është një kënaqësi e madhe. Ajo dha edhe një mesazh për gazetarët shqiptarë duke thënë se ata nuk duhet jenë hipokritë dhe të destabilizojnë.
Pas fikjes së qiriut dhe shprehjes së dëshirës nga Anjeza ka përfunduar dhe rubrika e “Të gatuajmë së bashku”, në “Rreze Dielli”, për ti lënë hapësirë rubrikave të tjera interesante në këtë emision.
Ëmbëlsira e përgatitur nga gazetarja e Tv A1 Report, Mira Kazhani
Tortë me mollë:
Mollë 5 kokrra
Vezë 3 kokrra
Panë për ëmbëlsirë 250ml
Vanilje
Brum i gatshëm
Receta e Ditës:
Makarona Pagani me kërpudha
Makarona 400gr
Kërpudha 500gr
Verë e bardhë 75ml
Ajkë qumështi 300ml
Majdanoz
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Vitam
(xh.k/shqiptarja.com)