ELBASAN- Ju kujtohet ndeshja e famshme e 28 qershorit te vitit 1997 ku në një ndeshje boksi mes dy kampioneve, Majk Tajson në pamundësi për të mundur kundërshtarin e tij Holifild, i kap me protezat e dhëmbeve veshin dhe e shqyen nga inati.
Kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri, pikërisht në fshatin Bradashesh në rrethin e Elbasanit.
Ngjarja u shënua pasditen e djeshme në një lokal të fshatit . Pas një zënke, Gazmend Llapushi, 40 vjeç i ka këputur me dhëmbë veshin bashkëfshatarit të tij V.Baloshit, 45 vjeç.
Ende nuk dihen motivet e konfliktit mes dy personave, ndërsa mësohet se 45-vjeçari i plagosur ndodhet rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia ka arrestuar sot autorin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com