Deputeti i Partisë Socialiste të qarkut të Korçës, Pandeli Majko, e ka cilësuar si jo serioz propozimin e fundit të Kryeministrit për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç. Ai arsyeton se tashmë nuk mundtë realizohet një gjë e till, pasi presdenti e ka dekretuar datën e zgjedhjeve.
“Nuk ka asgjë të keqe të votojnë dhe 16-vjeçarët, bile dhe 15-vjeçarët, por nuk ekzistojnë kushtet për të realizuar këtë gjë. Sepse, zgjedhjet kanë filluar, dekreti i presidentit ka dalë dhe futja e kësaj moshe do të thotë të ndryshohet Kushtetuta, gjë që është e pamundur në një kohë fushate.
Qëllimi është që t'i thonë brezit të ri ne donim t'ju bënim pjesëtarë në vendimmarrje të vendit, por nuk na lejoi opozita", deklaroi Majko. Ndërsa në lidhje me ndryshimit të emrit komunës Liqenas në Postec, Majko u shpreh se ky propozim bëhet politikisht për marrjen e votave të komunitetit maqedonas.
"Po krijohet mendimi se PS nuk e miraton këtë gjë. Qendrimin tim dhe të PS-së do ta shprehim në Parlamant, por vihet re një krekosje e PD-së për të fituar pikë në këtë pjesë të minoritetit në prag fushate", u shpreh Majko.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com