KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit

KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit

Refik Halili, presidenti i KF Tiranës

TIRANË - Makthi më shumë se njëvjeçar i Refik Halilit për zotërimin e Klubit të Futbollit Tirana ka marrë fund, pasi Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen që kërkonte nxjerrjen në ankand të 66 përqind të aksioneve të klubit bardheblu që zotërohen nga kompania "Halili shpk".

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë më 29 janar 2025 dhe është pasqyruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 11 mars 2025 ku thuhet: "Depozitimi i urdherit Nr.912/55 Prot., Nr.912/D datë 03.03.2025,l ëshuar nga Zyra Permbarimit Privat "ALBASE" shpk, me permbarues Baftjar Nela protokolluar nga Qendra Kombetare e Biznesit me nr. 4684, date 06.03.2025 , ku është urdhëruar: Heqja e sekuestros te Aksioneve ne masen 66% qe i perkasin shoqerise "Halili" shpk te "Klubi Futbollit Tirana" sha, pasi eshte pranuar padia e debitorit me vendimin civil Nr. 11217-01656-00-2017, dt 29.01.2025 te Gjykates se Larte."

Me këtë vendim KF Tirana i ka aksionet e lira dhe llogaritë bankare të çliruara, duke mos pasur asnjë pengesë për regjistrimin në aktivitete ndërkombëtare, gjithmonë nëse ia arrijnë në fushë.

HISTORIA - Një zyrë përmbarimore në prill 2024 kishte bllokuar aksionet e 'Halili shpk' në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe i kishte nxjerrë zyrtarisht në shitje ato. Asokohe, kompania në fjalë njoftoi se në shitje ishin 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë.

Bllokimi kishte ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme që kishte në vite pronari i KF Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kishin fituar gjyqe radhazi dhe prisnin zbatimin e vendimeve.

Në prill-maj 2024 dështoi shitja e aksioneve të klubit Tirana nga një kompani përmbarimi, e cila kishte bllokuar kuotat në pronësi të "Halili shpk”. Ashtu siç ishte lajmëruar nga kompania përmbarimore, ankandi i parë u mbyll pa fitues, sepse nuk pati asnjë ofertë.

"Halili shpk”, pronari i 66% të aksioneve të KF Tiranës me president Refik Halilin, pas ankandit të parë iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë, Tiranë me një kërkesëpadi, objekti i së cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”.

Në kërkesëpadinë, paditësi pretendonte për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. Po kështu, "Halili shpk” kundërshtoi veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili kishte nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand.

BORXHI - Borxhi që do të përmbarohej dhe që solli shitjen e mundshme të aksioneve është një detyrim që ka kompania "Halili shpk”, në pronësi të Refik Halilit ndaj një personi, shtetasit Abedin Treza (Preza). Siç njofton Qendra Kombëtare e Biznesit, në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 përqind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit në KF Tirana.

KONKLUZIONET - Pas vendimit të fundit nga Gjykata e Lartë, KF Tirana çlirohet nga sekuestro dhe 66 përqind të aksioneve rikthehen te Refik Halili, ndërsa 34 përqind zotërohen nga Bashkia e Tiranës.

Faximile e QKB

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën