Ministri i Diasporës Pandeli Majko nuk e ka votuar seancën e kësaj enjteje projektligjin për teatrin, që u miratua me 75 vota. Majko ka pasur dhe një debat më kryeministrin Edi Rama, ndërsa REPORT TV sjell pamjet e momentin ku duken Rama dhe Majko që po debatojnë nga vendet e tyre.

Për shkak të largësisë është e vështirë të dëgjohet se cfarë thonë Majko dhe Rama por duket se kemi të bëjmë me një mosdakortësi nga gjestet.  Pandeli Majko më pas është ngritur dhe është larguar nga salla, duke mos votuar. Në 2002 kur ishte kryeministër, Majko kundërshtoi projektin për shembjen e teatrit.

Ishte deputeti demokrat Florian Mima që në fjalën e tij në kuvend përmendi faktin se Pandeli Majko dhe Kryeministri Edi Rama kanë debatuar. Ai aludoi se Majkon e përzunë pasi kundërshtoi votimin e këtij projektligji.  REPORT TV mëson se sot nuk kanë votuar në parlament as deputetët Paulin Sterkaj dhe Spartak Braho, të cilët nuk kanë ardhur për arsye shëndetësore. Ndërkohë nuk ka votuar as deputetja Reme Lala, e cila nuk dihet se përse nuk ka ardhur në kuvend.

Projektligji për "Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt "Realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’ mund të kalonte edhe 71 vota, por në seancën e sotme ky projektligj mori 75 vota.  Partia socialiste ka 79 vota në kuvend, pasi veç 76 deputetëve të saj ka dy vota nga PDIU dhe votën e Robert Bitrit, i shkëputur nga LSI