TIRANE- Pas Pandeli Majkos edhe nënkryetari i Grupit PS-së Erjon Braçe bën të qartë qëndrimin kundër koalicionit PS- LSI. Për Braçen “koalicioni vë në rrezik vlerat e përbashkëta”

“Ju falenderoj shume te gjitheve!
Ju jam mirnjohes si perhere, per mbeshtetjen dhe fjalet e mira qe thoni!

POR ME LEJONI VETEM NJE LUTJE:

NESE ME VLERESONI SI THONI, LERENI DITELINDJEN TIME!

PERQENDROHUNI TEK KJO QE PO NDODH E QE VE NE RREZIK VLERAT TONA TE PERBASHKETA!!

Shume mirnjohes per gjithe ckemi bere bashke me secilin prej jush keto 8 vjet.”

braçe kunder koalicionit

(Foto: Braçe shkruan në FB)

MAJKO: KAM ZGJEDHUR KOALICIONIN E 21 JANARIT, JO 1 PRILLIT
Ish-kryeministri, njëherësh anëtar i kryesisë dhe deputet i Partisë Socialiste Pandeli Majko nuk ka munguar të reagojë ditën e djeshme në profilin e tij në rrjetin social facebook, teksa ka komentuar zhvillimet politike të ditës së djeshme në një këndvështrim të ditës së 1 prillit.

Por ai nuk i është shmangur dhe lidhjes me aleancat parazgjedhore, duke nënvizuar se zgjidhje koalicionin e 21 janarit, dhe jo atë të ditës së gënjeshtrave. “Miq! Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkuptojmë si humor.

Kjo është dita kur themi gënjeshtra të “stisura” ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj”, shkruan Majko në facebook ditën e djeshme. Duke iu uruar 1 prillin politikanëve si ditën e tyre. “Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë por ju dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është dramë e maskarenjve pa principe të politikës. Kjo është arsyeja që besoj se gënjeshtra kujtohet por nuk festohet. RILINDJA e së vërtetës është shpresa për nesër. Kam zgjedhur kualicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit. Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “tu vrarë””, shkruan Majko.

I cili përmes simbolikave ka bërë të qartë dhe qëndrimin e tij nga koalicioneve.
majko



(Foto: Çfarë shkruante dje Majko në FB, dje )
(sg/shqiptarja.com)