Ministri Pandeli Majko është i bindur që PS-ja do të marrë një mandat të tretë. Teksa pyetet se ka e merr këtë siguri, përveç punës së bërë nga qeveria, Majko liston edhe mungesën e asaj që quan një opozitë reale.
"Në momentin që është ndërruar një qeveri pas 2 mandateve, opozita ka qenë gati. Kurse aktualisht, ta krahasoj opozitën e tanishme me atë të PS-së në 2013 dhe të PD-së në 2005, është ndryshe, për keq. Kjo është një arsye pse besojmë te fitorja, por jo themelorja", përfundoi Majko.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja'/ Majko: PS do votojë marrëveshjen e arritur me dakordësinë e ndërkombëtarëve! Në këtë fazë, ndryshimet Kushtetuese nuk realizohen
