'Zgjedhorja'/ Majko: PS do votojë marrëveshjen e arritur me dakordësinë e ndërkombëtarëve! Në këtë fazë, ndryshimet Kushtetuese nuk realizohen

'Zgjedhorja'/ Majko: PS do votojë marrëveshjen e arritur me dakordësinë e ndërkombëtarëve! Në këtë fazë, ndryshimet Kushtetuese nuk realizohen

Pandeli Majko në Repolitix

TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko i ka mbyllur derën opozitës së re, duke e thënë shkurt dhe qartë se nuk është koha për ndryshime Kushtetuese, pasi mazhoranca do t'i qëndrojë besnike marrëveshjes së ka firmosur me PD/LSI në 5 qershor për Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisionin "Repolitx" në Report Tv, Majko tha se në këtë fazë politike ku ndodhet vendi me rëndësi është zbatimi i marrëveshjes së arritur më 5 qershor dhe se ndryshimet kushtetuese nuk janë prioritare.

Për ministrin Majko fillimisht duhet siguruar që të gjitha palët të shkojnë të qeta në zgjedhje dhe të mos lindin sërish debate apo tërheqja nga gara dhe braktisje të Kuvendit siç ndodhi me PD e LSI-në.

"Më mirë një marrëveshje e keqe sesa pa një marrëveshje fare, do votohet ajo që ka marrë "ok" nga ndërkombëtarët. Për ndryshimet Kushtetuese do të ishte një rrugë dhe shumë udhëkryqe, fakti që ne kemi hedhur një firmë na bën të ndihemi të detyruar dhe serioziteti është se kur hedh një firmë duhet ta mbajë.  Ne e kemi të rëndësishëm bashkëpunimin me ndërkombëtarët sidomos BE dhe SHBA dhe ata mbajtën një qëndrim të qartë pas braktisjes së parlamentit nga opozita, prandaj e përsëris që respektimi marrëveshjes ka rëndësi dhe të gjitha palët të shkojnë të qetë në zgjedhje", tha Majko.

Rrjedhja e votave nga opozita parlamentare, ku ditën e sotme 6 deputetë thanë dolëm hapur pro miratimit të Kodit Zgjedhor, Majko tha se PS-ja s'ka blerë asnjë votë.

"Ne nuk bëjmë trafikim votash, ne thjesht themi se do të respektojmë marrëveshjen. Marrëveshja është publikuar dhe vlerësuar nga të gjithë, edhe ndërkombëtarët", tha Majko.

Në lidhje me çështjen e emigrantëve, Majko tha se po diskutohet që vota e tyre të jetë me postë, por që të menaxhohet nga posta ndërkombëtare me eksperiencë në situate të tilla dhe jo ajo Shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Shkarkimi i Metës? Majko: Ambiguiteti ynë për të ka dy arsye

Duket se PS e ka harruar procesin e shkarkimit të Presidentit Meta dhe se shpesh është vënë re një ngrohje e marrëdhënieve mes saj dhe Presidencës, por për ministrin Majkon dy janë arsyet pse mazhoranca është e lëkundur në shkarkimin e tij. 

Majko tha në 'Repolitix' se ambiguiteti pse nuk po vendoset për shkarkimin e Presidentit Meta, janë dy: e para që PS nuk mund të godasin sistemin në momentin ku vendi nuk ka ende funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë dhe e dyta se presidenti Meta është një produkt i PS.

"Nëse ka një lloj ambiguiteti nga PS  dhe vjen natyrshëm se Ilir Meta është zgjedhja jonë dhe me votat tona është vendosur në krye të Presidencës. Sot që flasim jemi në kushtet ku nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë e Lartë dhe në këtë këndvështrim ne nuk kërkojmë të godasim sistemin me veprimet tona. Pra qëndrojnë dy ambiguitete, e para marrëdhënia jonë me sistemin që prevalon se ka të bëjë nga siguria kombëtare dhe balanca e sistemit shtetëror ku presidenti ka një rol të veçantë dhe e dyta se Meta është produkt i yni", tha Majko.

Ministri i Diasporës shtoi gjithashtu se Presidenti është simbol i unitetit kombëtar, por se 'Ilir Meta po bën opozitë dhe ndonjëherë ka tejkaluar edhe vetë opozitën duke plotësuar vakuumet e lëna prej saj."

Ora 22:01
Majko kritika për opozitën: S'është gati për të marrë qeverinë! Një nga arsyet pse do fitojmë mandatin e tretë

Ministri Pandeli Majko është i bindur që PS-ja do të marrë një mandat të tretë. Teksa pyetet se ka e merr këtë siguri, përveç punës së bërë nga qeveria, Majko liston edhe mungesën e asaj që quan një opozitë reale.

"Në momentin që është ndërruar një qeveri pas 2 mandateve, opozita ka qenë gati. Kurse aktualisht, ta krahasoj opozitën e tanishme me atë të PS-së në 2013 dhe të PD-së në 2005, është ndryshe, për keq.  Kjo është një arsye pse besojmë te fitorja, por jo themelorja", përfundoi Majko.

Ora 21:58
A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS? Ja si përgjigjet Majko

Nuk ka dashur që të thotë një "po" ose një "jo" pyetjes nëse Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramën në PS. Ministri Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", zgjodhi ta kalojë si pyetje duke thënë se i takon kohës.

"E lëmë këtë lloj diskutimi, i takon kohës dhe PS-së", tha Majko.

Ora 21:56
Do ketë bashkëpunim me LSI? Majko: Do e diskutojmë pas zgjedhjeve nëse lind nevoja për koalicione

Ministri Pandeli Manjko la të kuptohet se mund nëse pas zgjedhjeve do të ishte i nevojshëm krijimi i një koalicioni për të formuar qeverinë mund të diskutohet edhe për LSI. Majko shprehu bindjen se PS ka një dysheme të stabilizuar për të marrë shumë vota dhe se ajo pretendon mbi 70 mandate, por në lidhje me një bashkëpunim me LSI nëse do të ishte e nevojshme koalicioni me të, tha se "kjo do të ishte një bisedë pas zgjedhore".

"Në nuk hyjmë në zgjedhje për  70 mandate por për më shumë. Sigurisht që çdo opsioni do të jetë i hapur për koalicion. Me LSI do të jetë pjesë e bisedimeve pas zgjedhore nëse do të kishim nevojë për koalicion. Aktualisht jemi në kushtet kur nuk ka qenë asnjë parti, ku kemi një pushtet lokal tërësisht në dorën tonë, jo për fajin tonë, por që na garanton një dysheme goxha të stabilizuar dhe më shumë vota", tha Majko.

Ora 21:44
Zgjedhjet 2021/ Majko: PS e bashkuar, ndryshe nga opozita! Hera e parë që po diskutojmë mandatin e tretë

Zgjedhjet e 2021 kanë qenë një nga pikat e diskutimin në emisionin "Repolitix" në "Repolitix", ku ministri Pandeli Majko ka zbuluar se PS-ja e ka marrë shumë seriozisht për të siguruar një mandat të tretë. Për herë të parë, ka theksuar ai, po ndodh një gjë e tillë, teksa bëri një paralelizëm me atë se çfarë ka ndodhur në 2005.

"Hera e parë që po diskutojmë për të marrë një mandat të tretë. Në 2005 pothuajse e kapëm, por e humbëm në raundin e dytë. Sot që flasim, nuk vuajmë përçarjen, nuk kemi një histori të rëndësishme të brendshme, siç kishim me LSI atëherë. Historia e përçarjes, s'po e vuajmë ne. Do të donim të bënim më shumë, por viti i fundit na ka rraskapitur. Nuk besoj se ka pasur një qeveri tjetër që brenda një viti të jetë goditur nga 3 tërmeti dhe pastaj nga koronavirusi. Kjo është një histori që e ka goditur rëndë jo vetëm stabilitetin social, por edhe qeverinë. I vetëdijshëm që ka qytetarë që janë të pakënaqur", tha Majko.  

Ora 21:39
6 deputetë të opozitës së re pro 'Zgjedhores'/ Majko: PS nuk ka trafikuar vota!

Partia Socialiste nuk ka blerë votat e deputetëve të opozitës së re për Reformën Zgjedhore, u kujdes të theksonte Majko, i ftuar në "Repolitix". Përballë gazetarit, Denis Minga, Majko ritheksoi se do i qëndrojnë besnike marrëveshjes që ka marrë edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve.

"Ne nuk bëjmë trafikim votash, ne thjesht themi se do të respektojmë marrëveshjen. Marrëveshja është publikuar dhe vlerësuar nga të gjithë, edhe ndërkombëtarët. Kjo nuk është për të thënë meqë këta na vlerësuam ne kemi të drejtë, por kështu funksionon politika. Kemi firmosur një marrëveshje do t'i qëndrojmë asaj", tha Majko.  

Ora 21:36
Majko: S'ka zgjedhje të parakohshme! Ka nisur numërimi mbrapsht për ngritjen e 'Kushtetueses'

Zgjedhje të parakohshme, nuk do ketë! Kështu është shprehur ministri Pandeli Majko, teksa tha se këtu bëjnë përjashtim bashkitë që nuk kanë kryetar për shkak se janë prekur nga ligji i dekriminalizimit. Duke u ndalur te ngritja e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendos për 30 qershorin, Majko tha se ka nisur mbrapsht numërimi për ngritjen e saj.

"Zgjedhjet të pjesë mund të bëhet vetëm ku s'ka kryetar bashkie. Opozita ka durimin për të pritur deri në ngritjen e gjykatën kushtetuese, ku ka dërguar një kërkesës. Ka nisur numërimi mbrapsht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese", tha Majko.

Ora 21:32
'Opozita e re u la jashtë për 'Zgjedhoren'?/ Majko: Përfaqësuesja e tyre firmosi! Kushdo që do ishte në vendin tonë, do bënte të njëjtën gjë

I pyetur se nëse me marrëveshjen e firmosur më 5 qershor, kanë lënë jashtë opozitën parlamentare, Majko shprehet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi ato kanë pasur përfaqësuesin e tyre në tryezë, në rastin konkret Rudina Hajdari. Në emisionin "Repolitix", Majko tha se kushdo që do të ishte në vendin e mazhorancës, pra mes dy opozitave, do të bënte të njëjtën gjë.

"Nëse do të kishte mosmarrëveshje do të ishte shfaqur me mortajat nga konferencat për shtyp të ditës. Në marrëveshjen që është firmosur nga palët ka firmën edhe përfaqësuesja e opozitës, me keqardhje, por ato kanë firmosur. Marrëveshja ka më shumë rëndësi për momentin se gjetja e një zgjidhje në këtë situatë. Jemi në një situatë post-traumatike ku opozita është larguar nga parlamenti, cilido të ishte në vendin tonë do kishte bërë të njëjtën gjë", tha Majko.

Ora 21:19
Majko: Në situatën politike ku ndodhi me rëndësi zbatimi i marrëveshjes, partitë të shkojnë të qeta në zgjedhje

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se në këtë fazë politike ku ndodhet vendi me rëndësi është zbatimi i marrëveshjes së arritur më 5 qershor dhe se ndryshimet kushtetuese nuk janë prioritare. Ai tha se fillimisht duhet siguruar që të gjitha palët të shkojnë të qeta në zgjedhje dhe të mos lindin sërish debate apo tërheqja nga gara dhe braktisje të Kuvendit siç ndodhi me PD e LSI-në.

"PS ka një ndjeshmëri për listat e hapura, por dhe siç u diskutua kjo do të krijojnë mbingarkesa në një situatë të tensionuara politike. Të mos harrojmë se komisionet nuk do të jenë të depolitizuar siç kërkoi OSBE , por janë të politizuara dhe për momentin në situatën politike ku ndodhemi, marrëveshja  e arritur është e rëndësishëm të zbatohet. Ne e kemi të rëndësishëm bashkëpunimin me ndërkombëtarët sidomos BE dhe SHBA dhe ata mbajtën një qëndrim të qartë pas braktisjes së parlamentit nga opozita, prandaj e përsëris që respektimi marrëveshjes ka rëndësi dhe të gjitha palët të shkojnë të qetë në zgjedhje", tha Majko.

Ora 21:19
Majko: Vota e diasporës të menaxhohet nga një postë ndërkombëtare, jo ajo shqiptare! Ka nisur procesi i regjistrimit të emigrantëve

Ministri i Diasporës, Majko tha se në Kodin e ri Zgjedhor do të shkruhet qartë e drejta e emigrantëve për të votuar. Majko tha se vota e tyre do të bëhet me postë, por jo nga ajo shqiptare por nga një e huaj që është e specializuar për menaxhimin e situatave të tilla në mënyrë që të mos ketë baltosje të procesit. Aktualisht tha Majko, ka nisur regjistrimi i emigrantë dhe se vota e tyre do i bashkohet qarkut të Tiranës.

"Një gjë e sigurt është që në kodin e ri zgjedhor do të shkruhet qartazi e drejta e tyre për të votuar dhe do të jetë e shkruan në kushtetutë. Do të votojnë me postë dhe këtë të mos e bënte posta shqiptare por një postë ndërkombëtare që kanë eksperiencë në menaxhimin e  situatave të tilla dhe nuk lënë që emri i tyre të baltoset në Shqipëri, regjistrimi ka nisur dhe është një ligj i veçantë për të. Vota e emigrantëve do të llogaritet në qarkun e Tiranës", tha Majko.

Ora 21:09
'Zgjedhorja'/ Majko në 'Repolitix': Më mirë një marrëveshje e keqe sesa pa një marrëveshje fare! Do i qëndrojmë besnike asaj që kemi firmosur

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar se PS-ja do t'i qëndrojë besnike marrëveshjes së arritur për Reformën Zgjedhore, duke thënë se është një zotim për shkak se kanë hedhur firmën. Ai tha se përtej kësaj, nuk mund të shkohet, që do të thotë se nuk ka ndryshime Kushtetuese, siç opozita e re kërkon.

"Më mirë një marrëveshje e keqe sesa pa një marrëveshje fare, do votohet ajo që ka marrë "ok" nga ndërkombëtarët. Për ndryshimet Kushtetuese do të ishte një rrugë dhe shumë udhëkryqe, fakti që ne kemi hedhur një firmë na bën të ndihemi të detyruar dhe serioziteti është se kur hedh një firmë duhet ta mbajë. Në marrëveshje është firma e të gjithë palëve, ka qenë prezente dhe opozita që ishte brenda parlamenti. Ndryshimet Kushtetuese nuk besoj se ka shumicën për ta hapur këtë diskutim, kërkon krijimin e një komisioni dhe pastaj vlerësimin e ndryshimeve. Nuk bëhet duke depozituar një shkresë me disa firma. Nuk mund të bëjmë më shumë se ajo që kemi firmosur në marrëveshje", tha Majko.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenin: 10/07/2020 11:52

    Na shpjego te lutem fjalen Ambiguiteti.Ilirin nuk. E shkarkoni se jeni te gjithe njesoj mbroni njeri tjetrin.Je nje minister koti qe po ha qyl

    Përgjigju
  • F-35: 10/07/2020 08:43

    Majko eshte i njejti ketu e 30-vjet, s'ka bere hiq perpara. Vazhdon te beje predikuesin, sa per politikanin lodhet kot.

    Përgjigju
  • Fatmir Lohja: 10/07/2020 08:40

    Pse e çoi politika ne kete faze!? Si gjithnji populli ka ka fajet.Pika qe nuk u bire,per keto arsyetime mjerane!

    Përgjigju
  • Kadavra: 10/07/2020 08:33

    Kur e keni nda mendjen per mos e shkarku presidentinm pse na cate k.... 1 vit para duke pretenduar se presidenti ka shkel kushtetuten ?, kur u be i mire presidenti ? apo nepermjet presioneve u arrit edhe marreveshja e rradhes per te mos i prishur qefin as te gjatit as te shkurtrit, apo u nda torta e koncensioneve dhe e tenderave duke i bere presion njeritjetrit dhe te gjithe dolen te fituar duke i futur hyrin popullit. Ja pra qe krisma nuk ka patur edhe ne ka patur kane qene larg. Sa aktuale kjo thenie brilante e filmit shqiptar.

    Përgjigju
  • Koli: 10/07/2020 00:41

    Rasti tipik i korrupsionit: krijo nje ministri per nje njeri. Shto uje e shto miell. Komplet idiot ...por me xhepat plot.

    Përgjigju
  • gimi: 09/07/2020 23:19

    pandeli evgjiti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim