TIRANË- Qëllimi i fushatës së PS-së për zgjedhjet e qershorit të 2021 është fitimi i një mandati të tretë, bëri me dije ministri i diasporës, Pandeli Majo, që do ta kthente këtë në një moment historik pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në këto vite të demokracie. Majko e quan barrë të madhe, ndaj dhe përgjegjësia dhe maturia sipas tij është shumë më e madhe dhe nuk duhet thënë "hop, duke qenë matanë kanalit". Në një intervistë për Report Tv, nga Kongresi i PS-së Majko tha se e di që ka edhe pakënaqësi në radhët e socialistëve, mpirje, siç ai theksoi, por kjo sipas tij është e natyrshme dhe i bënë të reflektojnë për gabimet dhe ku duht punuar për të bërë më mirë. Ai nuk flet për ndryshime në qeveri, por për një ristrukturim të asaj që e konsideron "përgjegjësi jonë e qeverisjes".
Tubimin e 2 marsit, e quan shëtitje dhe projeksion politik të Metës për shkak të marrëdhënieve të acaruara me mazhorancën, ndërsa duke marrë hipotetikisht ekzistencën e një grushti shteti, për të cilin tha se ka konflikt interesi ta komentojë si pjesë e qeverisë, do të ishte përsëritur 97 ku ndërkombëtarët dërguan trupat në Shqipëri.
Duke përmendur një shprehje të rrethit të Korçës, se "gruaja është ose nuk është shtatzënë, nuk ka pak shtatzënë", Majko tha se opozita jo parlamentare duhet të pozicionohet qartë ose përkrah grushtit të shtetit që pretendon Meta ose përkrah tavolinës së dialogut për Reformën zgjedhore. Për këtë një fakt që tregon se grushti i shtetit është nul, Majko tha se është pranimi që PS-ja i ka bërë propozimit për verifikim elektronik votuesve, ndërsa shtoi se në mars do të diskutohet vota për emigrantët.
Intervistë me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko
Kongresi ngre në piedestal gruan, cfarë ndodhi veç fjalimeve?
"Nga Kongresi mos prisni më shumë se fjalimet nuk është çudi që kemi pasur fjalime. E rëndësishme është të bëhen të qarta qëllimet që i kemi vënë vetes nëpërmjet këtij kongresi. Nuk është thjesht dhe vetëm për të bërë një kongres në momentet politike që po kalon Shqipëria, është një reflektim i thellë që ka të bëjë me qëllimet që i kemi vënë vetes dhe nuk janë të thjeshta. Për 30 vjet asnjë parti nuk ka fituar mandat të tretë rresht në qeverisjen e vendit. Qëllimi që i kemi vënë vetes për fushatën e ardhshme elektorale kërkon ndërmarrjen e disa detyrimeve përballë publiku pasi nuk ësht ënjë publik që e ndjek situatën e qeverisë me indiferentizëm. Përkundrazi, sepse ka edhe mpirje, por mpirje të natyrshme në radhët e socialistëve, që na bëjnë të reflektojmë edhe nëpërmjet punimeve të këtij kongresi, për të parë ku kemi gabuar dhe cfarë mund të bëjmë më mirë".
Mocioni, si e komentoni propozimin që Kryetari i PS të mos jetë edhe Kryeministër?
"Të jem i sinqertë, unë nuk e kam lexuar mocionin,e kam parë në publik, duke qenë se kam qenë vetë mocionist, si rregull duhet të depozitohet pranë kryesisë së PS-së, pastaj do të jepej fjala normalisht. Firmëtarët kanë zgjedhur rrugën e ndryshme nga ajo që unë mbaj mend, e kanë ndarë publikisht. Megjithatë mendoj se kanë të drejtën e fjalës nëse do duan të flasin. Ti thuash një partie pas dy mandateve në qeverisjen e vendit që duhet ndarë posti i kryetarit me kryeministrin, tingëllon më tepër propozim krize".
Do të prodhojë Kongresi ndryshime në qeveri?
"Nuk besoj të ketë ndryshime në qeveri. Në të tilla raste Kongresi nuk mblidhet për ndryshime në qeveri. Qëllimi ynë ka të bëjë me fushatën elektorale".
Tubimi i 2 marsit, mesazhi që merr mazhoranca?
"Mendoj se jemi në kongresin e PS. Akte të tjera vlen të diskutohen por kur t'i shohim të ndodhin. Kongresi i PS është ai që aktualisht po ndodh.
Më pyetet për shëtitjen që do të bëjnë në datë 2 mars njerëzit për të protestuar, kanë të drejtën e tyre. Ne nuk diskutojmë se ç'kanë të drejtë të tjerët. Ne diskutojmë se cfarë përgjegjësisë kemi për atë që po i vjen Shqipërisë, sepse mendojmë se kemi barrë, pak më tepër se sa duhet, kemi marrë gjithë pushtetin lokal, qeverisjen ekzekutivin e vendit të vetëm.Dhe mendoj kjo nuk është barrë e thjeshtë, na bën të matur, dhe të mos themi hop, duke qenë matanë kanalit".
Grushti i Shtetit, komenti juaj?
"Që në kemi bërë grusht shteti, duhet të pohoj apo të mohoj? Unë kam konflikt interesi se jam anëtar i qeverisë, dhe të shprehem përgjigja ime dihet. Por mendoj se nëse në Shqipëri do të kishte grusht shteti, hipotetikisht, të parat që do të reagonin strukturat ndërkombëtare ku marrim pjesë apo kemi marrëveshje me ta, do të reagonin NATO, partnerët, fqinjët, do të bëhej një zallamahi aq e madhe sa besoj do të kishte një përsëritje të dytë të marrëdhënieve që Shqipëria krijoi gjatë vitin 97 kur u vendosën në Shqipëri trupat nga ndërkombëtarët"
Nuk besoj se jemi në një situatë të tillë, besoj se ka një acarim të marrëdhënieve mes presidenti dhe ekzekutivit, ka një projeksion të tij politik që ne do e shohim në vazhdim se ku do të dalë.
Reforma zgjedhore, do të përfundojë në kohë? Zgjedhjet e parakohshme, kërkesë e drejtë?
Ne jemi në situatë ku kemi një histori opozitare pak kontradiktore, kemi dy opozita. Njëra që do të votojë reformën zgjedhore në parlament, dhe njëra që kërkon një opozitë në distancë nga parlamenti por jo për faj të mazhorancës. Në të njëjtën kohë, një pjesë e opozitës në 2 mars thotë që ka grusht shteti dhe dëshiron të bëjë një protestë. Në gjuhën e fshatit, apo të zonës së Korçës ku kam qenë deputet për një kohë të gjatë, bënin shaka, thonin gruaja ose shtatzënë ose nuk është shtatzënë, grua pak shtatzënë nuk ka.
Nëse jemi në kushtet e grushtit të shtetit, mendoj se opozita duhet ta braktisë tavolinën e reformës zgjedhore, duhet të braktisë parlamentin, dhe të na lë vetëm ne në fatkeqësinë e të bërit të grushtit të shtetit në mes të Evropës.
Fakti është që sot ne jemi duke diskutuar rregullat e lojës me të dy opozitat, dhe jemi shumë të vëmendshëm për propozimet.
Nëse do më pyesni mua një nga propozimet që është pranuar tashmë, do të jetë verifikimi elektronik i pjesëmarrësve në votim. Do të jetë drita jeshile për të drejtën e votës së shtetasve tanë jashtë vendit, e cila do të diskutohet në muajin mars. Dhe janë elementë të cilat do të zgjerojnë sigurinë e votimit dhe nuk mendoj se këto mund të bëhen apo pranohen nga protagonistët e grushtit të shtetit.
Është i mundur mandati i tretë?
Ne po diskutojmë përgjegjësitë. Do të gënjeja nëse do thosha që gjithë shqiptarët janë të lumtur të kënaqur nga qeverisja e PS. Por unë e di shumë mirë, se në një pjesë të banaqeve, të shërbimeve që qeveria dhe shteti shqiptar ofron,ne humbasim votues çdo ditë votues, se ua sjellim shpirtin në majë të hundës. Po kjo e pohuar nga unë ka të bëjë me reflektimin e thellë që ne po kërkojmë të bëjmë në ristrukturimin e asaj që e konsiderojmë përgjegjësia jonë e qeverisjes. A do ia dalim, do e vendosë votuesi në kutitë e votimit.
Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të fituar një mandat të tretë, dhe në thonjëza jo vetëm për fajin tonë, ata që më dëgjojnë besoj e kuptojnë shumë mirë se ku është sensi im ironisë.
O shoku Majko, ti vazhdo ha buk me kos se ne rregull je. Do i besh hyzmet rroges se normal profesioni jot i vetem ne jete eshte "socialist-komunist".
PërgjigjuO majko ktu akoma ti ke 40 vjet aty turp turp komunist
PërgjigjuUne mendoj qe nqs vazhdoni e luani me voten e emigranteve keta te fundit duhet te organizohen qe sa here te dilni jashte shqiperise tju zhdepin me dru mbase keshtu merrni shembull nga kosova sesi votojne emigrantet
PërgjigjuZ Majko je ministri I PUNEVE te Kota thuhet qe je ministri I diaspores po je kot fare EMIGRANTET NE SHQIPERI NUK KANE ASNJE LLOJ MBROJTJE SHIKONI NE DREJTORITE E POLICIVE VETEM SHTEPITE E EMIGRANTEVE VIDHEN DHE JANE OBJEKT KRIMI DHE TI ???????? AS TI VETE NUK E DIN POZICIONIN QE KE NE QEVERI TA KAM THEKSUAR DHE PERPARA TI MERITON VETEM VEZE DHE PATATE TE PRISHURA PAS KOKE JE KOT FARE
PërgjigjuMinister diaspore qe nuk ka jetuar as 1 muaj te jetes se tij jashte vendit si emigrant.