Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka uruar shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë. Në mesazhin e tij për 28 Nëntorin, ai kujton ngritjen e flamurit në Vlorë më 1912 dhe sakrificën e brezave që luftuan për liri.

Postimi i plotë i Ermal Nufit

28 Nëntori – dita që bashkon historinë, krenarinë dhe identitetin tonë kombëtar!

Nga Vlora historike e vitit 1912, ku Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaçorri dhe firmëtarët e Pavarësisë ngritën flamurin kuqezi, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare.

Një ditë që mbart në vetvete sakrificën e brezave, guximin e atyre që luftuan për liri dhe krenarinë e të qenit shqiptarë. Një histori e shkruar me gjak, përkushtim dhe dashuri për atdheun, që vazhdon të na frymëzojë edhe sot.

Flamuri kuqezi mbetet simboli që na bashkon, na përfaqëson dhe na kujton rrënjët e vlerat tona kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë!


Lajmi kryesor:

Shqipëria feston 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Rama: 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar! Rubio: Urimet e mia më të ngrohta popullit të shqiptar