Ministri i Diasporës, Majko tha se në Kodin e ri Zgjedhor do të shkruhet qartë e drejta e emigrantëve për të votuar. Majko tha se vota e tyre do të bëhet me postë, por jo nga ajo shqiptare por nga një e huaj që është e specializuar për menaxhimin e situatave të tilla në mënyrë që të mos ketë baltosje të procesit. Aktualisht tha Majko, ka nisur regjistrimi i emigrantë dhe se vota e tyre do i bashkohet qarkut të Tiranës.
"Një gjë e sigurt është që në kodin e ri zgjedhor do të shkruhet qartazi e drejta e tyre për të votuar dhe do të jetë e shkruan në kushtetutë. Do të votojnë me postë dhe këtë të mos e bënte posta shqiptare por një postë ndërkombëtare që kanë eksperiencë në menaxhimin e situatave të tilla dhe nuk lënë që emri i tyre të baltoset në Shqipëri, regjistrimi ka nisur dhe është një ligj i veçantë për të. Vota e emigrantëve do të llogaritet në qarkun e Tiranës", tha Majko.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja'/ Majko: PS do votojë marrëveshjen e arritur me dakordësinë e ndërkombëtarëve! Në këtë fazë, ndryshimet Kushtetuese nuk realizohen











