Foto: Pandeli Majko
Deputeti i PS-së Pandeli Majko ka zbërthyer mesazhin e sulmit rus në godinën ku e kishte zyrën edhe Ambasada shqiptare në kryeqytetin ukrainas, Kiev, përveç pesë ambasadave të tjera.
Me anë të postimi të publikuar në rrjetet sociale Majko shkruan se politika ruse si rregull nuk bën asgjë gabimisht.
Sipas Majkos, ky është një mesazh për çmimin që duhet të paguajë Shqipëria për mbështetjen e Ukrainës.
“Sulm i ushtrisë ruse ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev…Politika ruse, si rregull, nuk bën asgjë, gabimisht! Ajo të kujton, në mënyrën e vet, se çdo gjë ka çmim! (shënim nga Prishtina)”, shkroi Majko.
Lajmi kryesor: