Majlinda Bregu: Evropa në krizë të thellë, në pritje të planeve të BE-së, duhet të bashkëpunojmë vetë

Majlinda Bregu: Evropa në krizë të thellë, në pritje të planeve të BE-së, duhet të bashkëpunojmë vetë

Majlinda Bregu

TIRANE-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu deklaroi në fjalën e saj në edicionin e 5-të të “Tirana Connectivity Forum” se vendet e Ballkanit në pritje të planeve të BE për rajonin, duhet të përqendrohen në bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe në reformat serioze për çdo vend.

Evropa është në një krizë të thellë në kërkim të identifikimit të filozofisë dhe të saj ndaj rajonit. Kjo është cështja kryesore sot. Unë nuk e di se çfarë do të vij më pas, derisa BE-ja të jetë e gatshme të na tregojë cfarë planesh ka për rajoninilat janë planet për rajonin. Unë thjesht mund të them që do të ishte gjë e mençur për të gjithë ne që të punojmë në dy drejtime: rritjen e ndërlidhjes përmes bashkëpunimit rajonal dhe realizimin reformave të vërteta në secilin vend, duke qenë të vetëdijshëm se anëtarësimi në BE nënkupton një axhendë transformimi, dhe jo një fiksim pas datave apo metodologjive.

Ne duhet të përqendrohemi në përballjen e fenomenit të “largimit të trurit” (brain drain) duke patur në mendje perspektivën e njerëzve, duhet të sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve me karta identiteti në rajon, duke filluar nga biznesi dhe të rinjtë, dhe të ecim përpara me axhendën dixhitale. Ne ja dolëm “të lidhim” rajonin përmes Marrëveshjes për Roaming Falas që është në fuqi prej datës 1 korrik. Por dixhitalizimi nuk është vetëm ulja e tarifave të telefonisë".

"Rajoni ka nevojë për mbështetje të shtuar për t'ia dalë me sukses në reformat e nevojshme dhe për të kapur ritmin e BE-së. BE mund të rishqyrtojë ofertën e vet dhe ta përfshijë rajonin në mekanizmin e fondeve strukturore. Ata kanë kërkuar ca më shumë kohë (deri në maj 2020) për të punuar për qasjen e tyre të re për zgjerimin, por për të shmangur "dëmet e mëtejshme" gjeopolitike "në rajon, ky vendim duhet të merret duke pasur përfshirë të 6 vendet e rajonit.

A është bashkëpunimi rajonal apo lidhja/konektiviteti një alternativë ndaj anëtarësimit në BE? Jo. Por ne nuk mund të vazhdojmë të qajmë dhe të tregojmë gishtin e lodhur tregues ndaj dikujt tjetër me shpresën se duke bërë këtë atëherë papunësia në rajon të ulet! " - tha Bregu. Forumi u hap zyrtarisht nga Belinda Balluku, Ministre për Infrastrukturë dhe Energji e Shqipërisë, dhe pasua nga fjalimi i Luigi Soreca, Ambasadori i  Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri.

Në datë 18 Tetor liderët e Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Francën që vuri veton, teksa kundër Shqipërisë u pozicionuan edhe Holanda me Danimarkën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anja: 31/10/2019 03:21

    Majlinda leshi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë