Majlinda Bregu i përgjigjet Ruçit:
Po, më ka ngrirë buzëqeshja

Majlinda Bregu i përgjigjet Ruçit:<br />Po, më ka ngrirë buzëqeshja
Majlinda Bregu i është përgjigjur Gramoz Ruçit lidhur me deklaratën e këtij të fundit sot në Komisionin e Sigurisë, se asaj he deputetëve të opozitës u është ngrirë buzëqeshja gjatë bojkotit. 

Ja argumentet që jep Bregu:
Gramozi, Ruci, s'ishte krejt gabim, kur tha sot në mbledhje të Komisionit të Integrimit (ku bashkë me kolegët e opozitës mungoja), se "më ka ngrirë buzëqeshja"...
Ka ditë që edhe ndodh, ka ngjarje që edhe ta fshijnë, ka edhe vende punë si ky i imi e Gramozit që edhe pse nuk e kisha menduar, na bënë me turp.
Kështu, ka ca kohë Gramoz që puna që bëj, pak gazmend më sjell.
Më saktë, që kur në parlament u përzien njerëzit e pushkës e të penës ose ndryshe, ata që fjalën e përdornin si plumb u zëvendësuan me ata që plumbin e përdorin në vend të fjalës.
Nuk harroj të shtoj këtu as ata që s' dinë as të mendojnë me kokën e tyre dhe qeshin si manekinë.
Sa për integrimin, bashkë jemi. Shqipëria e para!
Më duket vetëm se unë do ju pres akoma... Siç ju prita tre vjet për të votuar tre ligje për statusin e vendit kandidat, do ju pres edhe për dekriminalizimin dhe jo vetëm sigurisht...

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë