Një tjetër sukses për Kosovën në sport. Majlinda Kelmendi ka mbrojtur me meritë titullin e kampiones së botës në xhudo deri në kategorinë 52 kg duke mposhtur në finale xhudisten rumune, Andreea Chitu.
Majlinda Kelmendi në finale u kualifikua duke mposhtur xhudisten ruse, Natalia Kuziutina, e cila u tregua e pafuqishme përballë kosovares edhe pse kishte me vete të gjithë publikun vendas.
Ky titull ka një rëndësi të dyfishtë për pejanen, pasi jo vetëm që mori medaljen e artë duke u ngjitur në majën më të lartë të podiumit, por e shoqëroi atë edhe me valëvitjen e flamurit kosovar në Rusi, vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com