"BRAZIL 2014" - Ndërsa Botërorit “Brazil 2014” po i vjen fundi, sonte luhet gjysmëfinalja e dytë Holandë-Argjentinë, risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin Brazil 2014 në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema ka bërë edhe parashikimin e saj për finalistin e radhës.
 
Majmuni Iva ka bërë edhe zgjedhjen e saj për fituesin e gjysmëfinales së dytë mes ndeshjes Holandë-Argjentinë duke parashikuar fitoren e latinëve.

Si gjithmonë Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes, që do të thotë edhe kaluesin për në fazën tjetër. Këtë herë Majmuni Iva ka zgjedhur flamurin e Argjentinës.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)