AFRIKE - Një fytyre e qetë dhe një karakter i shoqërueshëm dhe me një gjatësi truporë prej vetëm 50 centrimatrash.

Ky është përshkrimi i lesulas i njohur ndryshe më emrin shkencor Cercopithecus lomamiensis, një lloj i ri majmuni i cili është zbuluar së fundmi në malet e republikës së Kongos, në zemër të afrikës.

Ishin studiuesit amerikane John dhe Terese Hart që e zbuluan për herë të parë një të tillë në vitin 2007, kjo është hera e dytë në 28 vjet që zbulohet një lloj i ri majmuni në afrikë.

Familja Hart ka zbuluar rreth 48 lesula në një zonë prej 17.000 kilometra katror në pyllin që kufizohet me lumin lomami.

(shqiptarja.com)