Makarona me salcë dhe speca
Përbërësit:
- 300 gr qepë të thata dhe të njoma
- 300 gr domate
- 150 gr makarona
- 3 speca
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim qepët e thata në yndyrë, shtojmë pak kripë, dhe i lëmë derisa të bëhen ngjyrë transparente, shtojmë qepët e njoma dhe specat që i kemi grirë hollë. Shtojmë salcën e domates dhe pak ujë që të krijohet zierja e tyre. E rregullojmë shijen dhe shtojmë ujë rreth një litër. Shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë mirë dhe jo aldente.
Komento