Përbërësit:
320 gr makarona ( të shkurtra)

1 qepë
1 degë selino
1 karrotë
80 gr pançetë të tymosur
1 thelpi hudhër
1 gotë thjerrza
pak spec pikant
1 filxhan çaj pure domate
trumz dhe rozmarinë ( e freskët)
1 lëng perimesh
2 lugë gjelle parmixhano I grirë
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Në një tenxhere kemi përgatitur 1 litër lëng perimesh. Vendosim në zjarr një tenxhere ku ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë në të qepën, karrotën, selinon të gjitha këto të prera në kubikë të vegjël dhe 1 thelpi hudhër të plotë I kurdisim për 5 minuta duke I shtuar herë pas here nga pak lëng perimesh me qëllim që të zbuten perimet.
Shtojmë pançetën në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe shtojmë në tenxhere thjerrzat, 1 majë luge spec pikant të copëtuara, purenë e domates, erzat, trumzë dhe rozmarinë shtojmë lëngun e perimeve dhe mbulojmë tenxheren me kapak dhe lëmë thjerrzat të ziejnë për 30-40 minuta në temperaturë mesatare. më pas largojmë trumzën dhe rozmarinën. Pasi të jenë zjerë thjerrzat shtojmë makaronat gjithashtu shtojmë dhe lëng perimesh në një nivel me makaronat dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta të tjera, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, shtojmë parmixhanon e grirë dhe 1/2 garuzhdë lëng perimesh , vazhdojmë përzierjen duke krijuar lidhjen midis përbërësve të kësaj recete. Vendosim për gjysmë kapakun vetëm për 1 minutë dhe I shërbejmë menjëherë.
D.M./Shqiptarja.comKomente

