​Imazhet e prodhuara nëpërmjet kompjuterit janë një pjesë e zakonshme për realizimin e filmave aksion, por tanimë kjo teknologji është më e sofistikuar duke u përdorur dhe për realizimin e makiazhit në fytyrën e njerëzve. Kjo risi e quajtur OMOTE vjen nga një skuadër Japoneze, e drejtuar nga artisti Nobumichi Asai, që ka krijuar këtë pajisje për transformimin e imazheve në fytyrën e modeleve.

Duke përdorur gjurmues në kohë reale të kontureve të fytyrës OMOTE projekton imazhe në fytyrën e modeles ndërsa ajo lëviz kokën. Në këtë video ilustruese të publikuar nga artisti Asai kuptohet mrekullia e makiazhit dixhital, që mund të ndryshojë përgjithmonë të ardhmen e bukurisë.

Imazhet e  makiazhit dhe dizenjot të projektuara mbi fytyrën e vajzës përdorin progamimin e CGI dhe kërkojnë që sfondi të jetë i detajuar dhe delikat për të qenë sa më i përpiktë në realizim. Kjo teknologji është shumë e re ndaj do duhet ende shumë kohë për perfeksionimin e saj më tej, në lëvizje më të shpejta.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

VIDEO