Makina 600 mije € e KKRT
akuza të ndërsjellta PD- PS
Një makinë e blerë në 2002, në vlerën e 600 mijë eurove që do të shërbente për të matur frekuencat dhe per te luftuar piraterinë ka përfshirë në debat kryetaren e KKRT-së Endira Bushati dhe deputetin e partisë Socialiste, Alfred Dalipi. Endira Bushati: Sefedin Çela, të japë llogari. E zgjodhi PS ne krye te KKRT. Dalipi: Shperdoruat detyren, Abuzim financiar.
TIRANE- Një makinë e blerë në 2002, në vlerën e 600 mijë eurove që do të shërbente për të matur frekuencat dhe per te luftuar piraterinë ka përfshirë në debat kryetaren e KKRT-së Endira Bushati dhe deputetin e partisë Socialiste Alfred Dalipi.
Në mbledhjen e Komisionit të Medias dhe Arsimit, të zhvilluar më 26 mars, Alfred Dalipi akuzoi Bushatin për abuzime financiare dhe shpërdorim detyre në lidhje me këtë projekt, bashkëfinancim i KKRT-së dhe qeverisë daneze.
Sipas KKRT, vlera totale e blerjes, së automjetit së bashku me pajisjet e tjera teknike, të nevojshme ka kushtuar, 76.700.000 lekë. Financimi prej 37.500.000 lekësh është bërë nga fondet e KKRT-së, ndërsa pjesa tjetër nga qeveria e Mbretërisë së Danimarkës.
Sot në një konferencë për shtyp kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit i quan shpifje akuzat e Dalipit dhe i bën thirrje të kërkojë informacion nga Sefedn Çela, në 2002, kryetar i KKRT-së i emërtuar nga socialistët që në atë kohë ishin në maxhorancë.
“I kujtoj deputetit Alfred Dalipi se në 2002, kryetar i KKRT ka qenë zoti Sefedin Cela i propozuar dhe emëruar nga maxhoranca socialsite në 1999. Dalipi t’i kërkojë informacion Celës, se pse nga KKRT është parë e arsyeshme të shpenzohen 350 milionë lekë për një mjet i cili rezulton të ketë dalë kaq radhë në qarkullim”- nënvizoi Bushati.
Kryetarja i quan “Shfije dhe spekulime publike” akuzat e Dalipit dhe kërkon t’i tërheqë publikisht. Gjithashtu shtoi se në lidhje me projektin do të informojë në mënyrë të detajuar kuvendin dhe nëse do të konstatohen shkelje do të merren masa.
ÇFARE THA DALIPI NE KOMISIONIN E MEDIASNë mbledhjen e Komisionit të Medias deputeti Dalipi kërkoi te dhena te sakta per kete makine, me vlere 600 mije euro te sponsorizuar nga qeveria daneze, e cila ka funksionuar deri ne vitin 2009.
"Eshtë bërë përveç një shpërdorimi detyre, është bërë edhe një abuzim financiar. Kur ju përmenda shifrën e mjetit, sepse mjeti është prodhuar special me kërkesë të autoriteteve shqiptare. Mund të them që vetëm analizatori i spektrit dhe matësi i fushës kapin shifrën e 200 milionë lekë të reja, të cilat nuk gjenden më dhe janë zhveshur nga makina. Kjo nuk mundet të gjendet arsye që shpenzonte karburant, se nuk është mjet transporti, ky është mjet teknologjik, që do t'i shërbente KKRT-së për të zbatuar një nga kushtet e ligjit. Unë do t'i rezervoja edhe një kërkesë atë që parashtron ligji, për shkarkimin për abuzime të rënda financiare"
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
50.8%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Shqipëria në BE brenda 2030, ky është fiksimi im në kokë si gozhdë! Në mars e prill hapim dy grupkapituj të rinj
18 Shkurt, 09:13
-
Masakra e Dobraçit! Renea 'zbarkon' në Shkodër, janë lëshuar 5 masa arresti, kryhen kontrolle në banesa
18 Shkurt, 09:09
-
Papa Françesku dhe javët e fundit para shtrimit në spital: Kam karakter të vështirë! Sëmundja e neglizhuar, mesha në të ftohtë dhe vështirësitë në frymëmarrje
18 Shkurt, 08:51
-
Kanada/ Avioni i Delta Airlines u përmbys gjatë uljes, ja momenti kur shpërthen në flakë, 18 të plagosur (VIDEO)
18 Shkurt, 08:47
-
VIDEO/ VAR dhe gol me penallti, Barcelona fiton kundër Vallecanos dhe merr kreun e La Ligas
18 Shkurt, 08:45
-
Dibër/ Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në rrugët nacionale e rurale, dhjetëra makina të bllokuara (VIDEO)
18 Shkurt, 08:38
-
LIVE- Rama: PS e vetmja garanci për mbijetesën e SPAK, por s'pranojmë që paraburgimi të bëhet normë për të kapur e kyçur brenda pa gjyq
18 Shkurt, 08:35
-
Greqia ndërton portin e evakuimit nga tërmetet në Santorini
18 Shkurt, 08:32
-
Perëndimi dhe iluzionet e rrezikshme
18 Shkurt, 08:23
-
Mos u shmangni nga takimet dhe dashuritë e reja, çfarë thonë yjet për ju sot
18 Shkurt, 08:16
-
'Lonely Planet': Tetë plazhet më të mira të Shqipërisë
18 Shkurt, 08:04
-
Masakra me 4 viktima/ RENEA mësyn Shkodrën me urdhër të SPAK! Operacion vijon, kontrolle në Dobraç! Burime për Shqiptarja.com: Janë lëshuar 5 masa arresti
18 Shkurt, 07:49