Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Shkodër.
Burimet për Report Tv bëjnë me dije se një makinë është përplasur me një çiklomotor në afërsi të fshatit Balldre.
Mësohet se drejtuesi i çiklomotorit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i personave të përfshirë në këtë aksident.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento